Fondi i Fëmijëve Shqiptarë ‘Domenick Scaglione’ ndihmon 6 familje në Komunën e Ulqinit

February 8, 2015   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

Fondi i Fëmijëve Shqiptarë-Domenick ScaglioneFondi i Fëmijëve Shqiptarë ‘Domenick Scaglione’ në bashkëpunim me vullnetaret e cekura më poshtë organizuan një tubim humanitar në New York, SHBA për fëmijët jetima shqiptarë në Shqipëri dhe në Komunën e Ulqinit. Bashkëatdhetarët tanë kontribuan zemërgjërësisht në këtë tubim. Me këtë rast është grubulluar një sasi e konsiderueshme e parave të cilat janë shpërndarë tek familjet e fëmijëve bunjak që jetojnë në këto treva në formë të një ndihme financiare. Në Komunën e Ulqinit, me shumën prej $5,500 u ndihmuan 6 familje, gjegjësisht 15 fëmijë bunjak.

Organizatoret e këtij akcioni janë shprehur që ‘Edhe pse shuma e ofruar nuk është e madhe, ne shpresojmë që kjo dhuratë të jetë e dobishme’ dhe njëkohësisht kanë përshëndetur të gjitha familjet duke ju uruar shëndet në jetë.

Ky akcion është organizuar me ndihmën e vullnetareve: Florida Qello, Jonila & Aurora Çelepija, Albana Tela dhe Almedina & Aida Shaba. Po ashtu, në realizimin e këtij projekti kanë ndihmuar edhe: Anduena Kurti dhe Dritana & Edina Çobaj. Fondi i Femijeve Shqiptarë ‘Domenick Scaglione’ falenderon Dr. Sadije Hollaj që e bëri te mundshme shpërndarjen e këtyre ndihmave financiare.

Me këtë rast, familjet e ndihmuara kanë shprehur mirënjohje të thellë dhe i janë falenderuar nga zemra të gjithë atyre që dhanë kontributin e tyre.

Sadije Hollaj

Albanian Children Foundation