Abazoviqi i zhgënjyer nga qëndrimi i pakicave në Mal të Zi – Video

February 9, 2015   | Politika

Dritan-AbazoviqDeputeti në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq ka thënë se është i zhgënjyer me vendimin e funksionarëve të partive nacionale të cilat refuzuan ftesën e opozitës të bisedojnë për formimin e qeverisë kalimtare në Mal të Zi, raporton Portali Ul.info.

“Nuk duan të bisedojnë, madje edhe kur janë të vetëdijshëm për sjelljen e pushtetit aktual ndaj tyre. Kur nuk janë në gjendje të shohin pozitën e vet të keqe tash 25 vite, e nuk duan me ne të bisedojnë, atëherë ky është problem i Malit të Zi. Për këtë arsye është parakusht i të gjithë parakushteve të vijë deri tek ndryshimi i pushtetit dhe unë jam i sigurt se do të ndodh në zgjedhjet të cilat do të mbahen në vitin 2016”, tha ai, siç transmetojnë “Dnevne novine”, në tribunën në Bijelo Pole.

Sipas fjalëve të tija, Lëvizja qytetare formohet ti kontribuojë ndryshimit të politikës dhe pushtetit i cili tash 2,5 dekada udhëheq Malin e Zi.

http://www.rtcg.me/upload/boxFileData/2015/02/3/109304/replika.mp4