Angjëll Rudaj 18-vjeçari nga Ulqini, distancohet nga Kombëtarja Kuq e Zi

February 10, 2015   | Sporti / Sport

Angjell Rudaj-UlqinShqiptari Angjëll Rudaj 18-vjeçari nga Ulqini i cili ëndrrën e tij e bëri realitet dhe nënshkroi një kontratë me gjigandët e futbollit evropian dhe botëror PSV Eindhoven.

Rudaj aktualisht është pjesë e Përfaqësueses së Malit të zi U-19,dhe mediat malazeze e paraqesin si një nga shtyllat kryesore të ekipit malazez në të ardhmen.

Në pyetjen e mediave malazeze, nëse i vjen ftesë nga Përfaqësuesja A e Malit të zi a do të përgjigjej me kënaqësi ftesës.Rudaj thotë se ndoshta është herët për të folur për këtë, por për ftesën nuk do kisha menduar dy herë,është një nderë i madh për të gjithë lojtarët të luajnë për ekipin A të shtetit të vetë.Dua të bëj gjëra të mëdha me Malin e Zi deklaroi Rudaj.

Përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Futbollit për zbulim të talenteve Jetmir Salihu, që 6/7 muaj është duke u përpjekur të kontaktojë më babain e futbollistit,ky i fundit i është përgjigjut me një mesazhë se do ta telefonoj dhe do bisedojnë,por deri tani nuk e ka telefonuar.Madje s’fundmi nuk i është përgjigjë më thirrjeve dhe mesazhëve të Përfaqësuesit të FSHF-së.

Angjëll Rudaj kohë më parë në një intervistë për Asport.Info kishte thënë se sa i përket ftesës nga Kombëtarja Shqiptare gjithçka është e hapur dhe duhet t’ia lëmë të ardhmes për të vendosur.

Sport.info