Bizneset paralajmërojnë braktisjen e Kosovës, për Mal të Zi apo Maqedoni

February 10, 2015   | Ekonomia / Ekonomija

Besim IsmailiShkruan Besim I.Ismaili

Bizneset paralajmërojnë braktisjen e Kosovës!

Kosova në vitin që lame pas ,2014-tën ishte në një gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale e cila vazhdon të jetë edhe më e përkeqsuar. Ishte një vit i cili është promovuar se të gjitha fuqitë e institucioneve do të fokusohen në reforma me ritme të shpejta të cilat do të mundësonin përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes dhe një vit i zhvillimit ekonomik, por përfundoi  si një vit të themi i dështuar si në aspektin ekonomik ashtu edhe në përmirësimin e mirëqenies sociale. E gjithë kjo ndodhi si pasoj e ngërqit politik që u krijua në Kosovë për plotë 6 muaj rresht.

Ajo që po shohim sot në muajt e parë të vitit 2015 është shumë shqetësuese se Kosova po përballet me një numër të madh të qytetarëve që po e lëshojnë vendin për shkak të pamundësisë së të jetuarit, dihet se arsye kryesore është papunësia e lart.  Vende të reja të punës nuk mund të ketë derisa njerëzit që janë në pozita kyçe ministrore nuk kanë guximin të marrin vendime të mëdha e të rëndësishme politike.

Shqetësuese është edhe paralajmërimi i disa bizneseve për zhvendosjen e biznesit të tyre në Maqedoni dhe në Mal të  zi , shtete këto të cilat po ua krijojnë klimën e  të bërit  biznes, duke i liruar nga shumë obligime për vite e dekada me radhë! Qeveria e Kosovës duhet të marr hapa konkret për t’i ofruar lehtësira bizneseve vendore, sikurse shtetet e rajonit! Asgjë më shumë.

Sektori privat është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit, duhet të krijojnë kushte përmes të cilave të fuqizohej sektori privat i cili nuk ka pasur lehtësira deri me tani për rritje, duhet t’i ketë duart e lira në mënyrë që të bëj investime të ndryshme pikërisht aty ku Kosova ofron potencialet më të shumta, edhe për shkak se bizneset kanë filluar  zhvendosjen e investimeve në shtetet e regjionit. Prandaj Kosovës nuk i duhet tregtia e lire, nëse nuk i mundësohen bizneseve vendore keto lehtësime. Siq e dime se me antaresimin në CEFTA, qëllimi themelor i Politikes tregtare të Kosovës ishte rritja më e shpejtë e eksporteve e sidomos me vendet e regjionit.

Tregtia e lire që nënkupton heqjen e barrierave tregtare, ashtu që mallrat dhe shërbimet lirshëm mund të lëvizin përtej kufijve shtetror. Tregtia e lire definohet si gjasë e barabartë për të gjithë, por nuk përmendet madhësia e lojtarit. Kosova nuk mund të flet si e barabart për tregti të lirë, duke e ditur se nuk ke se qka i ofron tregjeve, nuk ke korporata gjigante, as banka e as prodhime të cilat mund t’ua ofrojmë të tjerëve.

Tani, vite me radhë, me një përkushtim të madh, por pa analizuar mirë, orëvatjet që të ringjallet ekonomia dhe përmirësimi i mirëqenies nuk ishin aspak të sukseshme.

Nëse gjërat nuk ndryshojnë këtu, Kosova rrezikon të sillet në qarkun e ekonomisë tipike importuese me të gjitha reperkusionet e saj karshi papunësisë së lartë.

Politikëbërësit duhet të marrin  vendime të mëdha e të rëndësishme politike për parandalimin e kësaj dukurie negative.

 

 INFO: Mob: +377 44 17 75 17     http://fb.com/besimismaili82          Twitter: twitter.com/besimismaili82

                                                               Miqësisht Mr.Besim I. Ismaili