Komuna e Ulqinit përkrah nismën për ngritjen e një strehimoreje për qentë endacak

February 10, 2015   | Ngjarjet - Events

Fatmir-Gjeka-OJQ -Arka MontenegroKryetari i Komunës së Ulqinit  Fatmir Gjeka  dhe bashkëpunëtorët etij  pritën në një takim  pune përfaqësuesit e  OJQ ,,Arka Montenegro,, të cilët  merren me  ofrimin e  ndihmës  dhe  mbrojtjen e  kafshëve në nivel të Malit të Zi .  Fillimisht Kryetari  Gjeka foli  për aktivitetet  që janë ndërmarrë , por dhe  për gadishmërinë e bashkëpunimit  në këtë drejtim, pasi  prezenca e një numri  të madh  të qenve endacakë  nëpër  rrugët e qytetit  jo rradhë  herë   bëhet  shqetësuese  për qytetarët dhe mysafirët  gjatë stinës së verës.

Ndërkaq ,  përfaqësuesit  e ,,Arka  Montenegro,, thanë se Ulqini  nuk  bën  përjashtim nga qytetet e tjerë në Mal të Zi  kur është  fjala për  mbrojtjen e  kafshëve endacake. Mirëpo ,  hapja e një strehimoreje  ku  do të vendoseshin  dhe do të merreshin  në mbrojtje  nga specialistët  qenjtë e braktisur apo  ata të  humbur  do të ishtë një hap  i qëlluar e kjo   njëherit  do  të dëshmonte  gadishmërinë  tonë  kundër  dhunës , vrasjeve   të qenve , vaksinimin , sterilizimin  dhe  promovimin e pronësisë  së kafshëve  shtëpiake e  rrespektimi   i të drejtave  të kafshëve  është  një nga   kushtet  për anëtaresim  në BE vecuan ata.

U la që përfaqësuesit e Komunës  dhe  ata  të ,,Arka montenegro,, të  dalin në terren dhe  të  përcaktohen  për lokalitetin   ku do të ngrihej strehimorja ,krahas kësaj sherbimet  do të përgatitnin  draft rregulloret  e nevojshme , ndërkohë   Shoqata  e lartëpermëndur mori përsiper  të na  dërgojë  projekt  elaboratin , se si duhet  të duket strehimorja -objektet  përcjellese të saj dhe  vlera parallogaritare e projektit.