Nika: Contra Popullus Cronikus….(cikël shkrimesh anti korrupsion)

February 11, 2015   | Opinione

Muhamet NikaShkruan Muhamet Nika

2.

Çka është korrupsioni…?!!

Lind pyetja, ç’është korrupsioni në qeverisje…?!! Përgjegja do të ishte : me letra je në rregull ,por krimi ka ndodhur…?!! E ku fillon korrupsioni- fillimisht në part dhe bartet si metodë më vonë edhe në pushtet.

Kujtoi, se deri sa një herë në një mbledhje të kryesisë së Ld-së , njëri nga anëtarët e saj e akuzoi Bardhin që nuk po dorëzote raport të shkruar të mjeteve të partisë , veç se me gojë , ai u përgjegj shkurt :“ Po pse more , vërtetë beson që edhe letrat nuk i kemi në rregull”…?!!

Unë duke u solidarizuar në mënyrën më bindëse , që akuzuesi kish të drejtë për këtë e jo Bardhi. Ai mua përgjig, ndoshta në mënyrën më të pa turpshme, por shumë shkurt e preras para të gjithëve, duke shtuar: “Tash jam unë nën dardhë dhe i ha dardhat , e kur të vish ti- tesh i han ti…?!!! Kurse andej kah fundi i sallës së vogël -kati i tretë , Ali Doda iu përgjegj me një rromuze të tipit të vet:” Po janë të ëmbla mor kryetar….”?!!! Kuptohet që në situatën e formuar, më takonte edhe mua të plotësoj parafolësin , nga se isha sekretar i LD-së, madje edhe me nënshkrim të deponuar(që nuk u përsërit më me sekretarët e ardhshëm të partisë.)?!! Thjeshtë- si thotë populli , i kisha duart “ në thes sheqeri”. Pa marrë para syve konstatimin e Bardhit, akuza në mënyrë indirekte vlente edhe për mua…?! Koha ish kur Lidhja, qëndronte mirë materialisht sepse kish 2 deputetë(unë dhe Bardhi) dhe të hyrat vjetore si klub, krahasuar me sot, i kalonte 100mijë euro, duke mos llogaritur të ardhurat nga komunat kukish këshilltarët e vet që po ashtu financoheshin nga pushtete lokale e as të hollat që mbase vinin nga diaspora në shuma tepër të konsiderueshme.Dhe , thënë të vërtetën (në se më besohet- kushtimisht), nuk u largova nga LD , nga se më mungonte kontakti me mjete, vetë Bardhie më thoshte , që të shkoj e të çoj rrogën e kordinatorit dhe për këtë kish njoftuar edhe arkatarin e lidhjes.

Isha kundër sepse e dija që me këtë dotë ndërtonim praktika të këqia për të ardhmen e kjo u dëshmua nga problemet rreth mjeteve në partitë shqiptare që ishin filiza të këtij subjekti , që u shoqëruan edhe me procese gjyqsore pasi e imitonin?!!!

Udsh i shfrytëzonte mjetet partiake në rregull dhe me transparencë?!!

Në këtë konstatim pata fatin të bindëm edhe vetë personalisht në momentin kur për kryetar të partisë në vend të Bajram Rexhës- Udsh , të ndjerë , ardhi Fuad Nimani i ndjerë. Dua të them se kur pas 4-5 ditëve , që F. Nimani , u zgjodh kryetar partie qëllova në zyre të Udsh-së, për ta uruar, dhe aty, pas disa minutave, u paraqit Bajram Rexha- me një kesë najlloni në dorë dhe në prezencën time e të disa anëtarëve të kryesisë së partisë, pasi u përshendet dhe bisedoi pak kohë , zuri të flas për punë të mjeteve. Vetë kuptohet që desha të ikja , por nuk hetova që prezenca ime i shqetësonte ata si sekretar i LD-së. Dhe atëherë B.Rexha ,duke treguar kesën, mbaj mend se tha: “ Qe Fuad këtu i ke paratë e partisë –mbase diku afër 16-17 mijë dinarë dhe në devizë rreth 3-4 mijë euro si dhe celularin e partisë..?!! Nimani , me modesti tha që pret kjo punë dhe se do të flasin në mbledhje të kryesisë, Kurse ai ia preu bindshëm , jo mrri tani e në mbledhje bisedojmë në detaje…?! Me kaq çështja u krye. Ndërsa kam mësuar që më vonë , se arkatari i këtij subjekti, për çdo muaj ishte i obliguar që me shkrim , tu dorëzojë anëtarëve të kryesisë në mënyrë analitike se si shfrytëzohen mjetet duke formuar dokumentacion , i cili mungoi si praktikë te partitë e dala më vonë nga trungu i LD-së..?!!!

Nga kjo kohë, ka mbeur edhe një batutë në këtë parti , ku thuhet se Bajrami , që realizonte fakturat e shpenzimeve të ushqmit të Ferat Dinoshës dhe Met Gjonit- si deputet, të ketë thënë , edhe këtë,se: “ Shikoj fakturat tuaja e më dalin gjithku : levrek, qefull e verë me “turbo sallatë”..?! Po a nuk bën ndonjë herë burek me jogurt ose qevape…?!! E po shtoj , që koha ishte kur ne “të kampit socialist”- si deputetë të LD-së , hanim nga një kifle, që e blenim në Evropë, me një jogurt dhe mundësisht edhe nga një ve të zier që në shtëpi duke u nisur për Podgoricë. Kuptohet krejtë pa nevojë , sepse financimin e kishim të njëjtë ose edhe më mirë. Atë herë ( të paktën unë), nuk e kisha të parapaguara as qevapet te Poja…?!!!

Përse e braktisa LD- në edhe pse nuk më rrezikohej funksioni i sekretarit me nënshkrim të deponuar?

 

Nuk u largova nga kjo parti , kur siç thashë “ politbiroja partiake..”dyshuna në burgun tim që folëm më lart, por kur ekzekutivi i subjektit që drtejtonte lidhja, nisi e përflitej për abuzime të mjeteve dhe parave – kryesisht të atyre të BE-së(të refugjatëve), edhe pse sot paraqiten se i kanë harruar të gjithë?!

Shumë kush nga kjo kohë u pasurua nga gjaku i derdhur i tyrte. Kjo i kalonte caqet e moralit tim dhe u largova duke shkruar edhe një dorëheqje , për opinion.

Brenda partisë qarkullonin zëra të këqij edhe për burime mjetesh të kanaleve tjera të cilat humbën pa arritur në dorë të kreut të lidhjes….?!!!Por është interesant të thuhet, se ikja ime , prap se prap e shqetësoi kryetarin, dhe fundi i fundit, më tha : Nëse dëshiron, mund të qendrosh brenda partisë dhe të shprehësh opinionet tuja , qofshin ata edhe të kundërta …? Këte nuk e bëri me sa di unë me liderët tjerë që e braktisën. Por edhe kjo nuk më hynte në punë sepse më bënte hipokrit në opinion, e aq më tepër , kur për rreth tij , qëndronin anëtarët e kryesisë së LD-së, nga Ana e Malit, të cilët, as që e shqyrtuan dorëheqjen time, por bënë dasmë duke shtuar që unë nuk e kisha keq dhe se nuk na qenkësh humbje e madhe, përjashtuar kryetarin e degës, për të cilin -si më thanë, i shinte lotët që i shkonin përpjetë …?!!

Nëse dikush e di ndryshe çështjen, le ta thotë…?!!!

(vazhdon)