Shoqëria Artistike “Tradita” dhe “BKA” mirënjohje Shoqatës shqiptaro-amerikane “Ana e Malit”

February 11, 2015   | Bota, Lajmet / Vijesti

SHOQERIA ARTISTIKE -TRADITA-BKA-ANA-MALIT

Kumtesë për Opinion

 

Shoqëria Artistike “Tradita” dhe “Biznis Klub Anamalit” gjejnë rastin të shprehin mirënjohjen e thellë dhe falenderimet e posacme për kontributin e pakursyer të Shoqatës shqiptaro-amerikane “Ana e Malit” në Nju Jork, e cila ndihmoi financiarisht dhe moralisht pjesëmarrjen e SHA “Tradita” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e Festës më të veçantë të shqiptarëve, 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit kombëtarë dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Përkrahja financiare e vizitës së SHA” Tradita” në SHBA nga ana e Shoqates “Ana e Malit” me seli në Nju Jork, me shumën prej dhjetëmije dollarë, me çrast vallëtarët e “Traditës” patën rastin të shpalosin disa prej vlerave të folklorit dhe traditës Anamalase, për ne, paraqet një nder të veçantë. Kjo ndihmesë shumë e çmueshme financiare e cila vjen nga bashkëvendasit tanë në SHBA, për ne si Shoqëri Artistike e formuar para dy viteve dhe e cila po zhvillohet dita ditës edhe krahas vështirësive të shumta, përveç përkrahjes materiale, paraqet edhe përkrahje të madhe shpritërore e morale. Nderimi për ne, është edhe më me vlerë, pasi kjo përkrahje siç e theksuam edhe më lartë, vjen nga bashkëatdhetarët tanë të cilët dijnë të çmojne, si gjithnjë, vlerat kulturore, artin, folklorin dhe trashigiminë e vendit ku u lindën e u rritën por dhe të vlerësojnë lartë edhe punën tonë si Shoqëri, në shpalosjen dhe promovimin e këtyre vlerave, kombëtare shqiptare, si të vendlindjes por dhe më gjerë.

Vlerësojmë që, marrëdhëniet vëllazërore mes dy Shoqatave tona, me qëllimin sublim që duke kultivuar e promovuar vlerat folklorike e zakonore, të mbrojmë identitenin tonë kombetarë, tashmë edhe njëherë u dëshmuan praktikisht, me rastin e organizimit dhe mbajtjes së koncerteve të SHA “Tradita” në Nju Jork, si vazhdimësi e Manifestimit të përbashkët ” Dita e diasporës” i cili organizohet që disa vjetë me radhë në Anë të Malit.

Jemi të mendimit se, tashmë ka ardhur koha që në mes shoqatave përkatëse, BKA-së, përkatësisht “Traditës” në njërën anë dhe shoqatës “Ana e Malit” në Nju Jork, të nënshkruhet një Memorandum i veçantë bashkëpunimi, në mënyrë që puna dhe veprimtaritë tona të bashkërendohen, organizohen dhe zhvillohen gjithnje e më fuqishëm, me synimin e përbashkët, madhorë, që ka për qëllim ruajtjen, zhvillimin dhe integrimin e kulturës dhe identitetit   kombëtarë të shqiptarëve, pavarësisht ku jetojnë ata. Shoqëria Artistike “Tradita” dhe “BKA” , shprehin vullnetin që,  përveç bashkëpunimit me shoqaten “Ana e Malit” në Nju Jork, të zgjerojnë bashkëpunimin edhe me Shoqaten “Ulqini” në Cikago, me të cilën kemi vendosur tashmë, kontakte të shkëlqyera për bashkëpunim, me synimin që të realizojmë projekte të përbashkëta me rëndësi kombëtare.

Theksojmë se, SHA ” Tradita” dhe “BKA”, marrin përsipër të angazhohen që të zhvillojnë kontakte dhe të bashkëpunojnë edhe me shoqata të tjera të mërgimtarëve dhe bashkëatëdhetarëve tanë në Diasporë, qoftë në SHBA, Europë e gjetiu.

 

Keyetri i SHA “Traditës”                                                                            Kryetari i “BKA”-së

Selatin Gjeloshi                                                                                             Kabil Kurti

Anë e Malit, 11. Shkurt, 2015