Hajdinaga: Turistët nga Shqipëria në Mal të Zi si në shtëpi

February 12, 2015   | Turizmi / Turizam

Hajdinaga-DinoshaPërfaqësuesit e Organizatës nacionale turistike të Malit të Zi dhe punëtorët turistik kanë ftuar dje në Tiranë qytetarët e Shqipërisë të vizitojnë Malin e Zi. Anëtari i Këshillit ekzekutiv të Organizatës turistike, Gëzim Hajdinaga, ka theksuar se Mali i Zi tradicionalisht është njëri nga destinacionet e preferuara të turistëve nga Shqipëria ku ndjehen të sigurt si në shtëpi. Siç është njoftuar, gjatë vitit 2014 Malin e Zi e kanë vizituar 16 për qind më shumë mysafirë nga ky vend në krahasim me një vit më herët. Madje rreth 60 për qind të turistëve shqiptar të cilët shkojnë në pushim dimëror, për destinacion zgjedhin Malin e Zi.

TVCG