Del në treg gazeta e Ulqinit “UL INFORMER” pa pagesë

February 16, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

gazeta e Ulqinit -UL INFORMERTë mërkurën doli ne treg gazeta “UL INFORMER”, botim i parë në tregun e Ulqinit në gjuhen malazeze. Jo pa qëllim gazeta “UL INFORMER”, ju shtua tregut gazetaresk ne Mal të Zi më 11 shkurt 2015.

Për t’ua mundësuar leximin e numrit gazetës, “UL INFORMER” ka ofruar leximin e saj pa pagesë.

Dalja e gazetës është një moment i ri për Ulqin, një ngjarje e domosdoshme pasi shqiptarët në Mal të Zi e sidomos në Ulqin kanë nevojë të mësojnë të vërtetën.

Duke uruar një fillim të mbarë “UL INFORMER”, duhet të cekim se kjo gazetë nuk është një fletushkë por do të ketë rubrika të ndryshme, me tema nga më të ndryshmet e Ulqinit nga Politika, Ekonomia, Turizmi, Kultura, Sporti, Kronika e shumë lajme të tjera nga Show-bizi, Teknologjia, Automobilizmi e Lifestyle.