Tifozët e Prishtinës, premtojnë mikpritje për Sutjeskën

February 16, 2015   | Sporti / Sport

plisat-e-prishtinesGrupi i tifozëve të Prishtinës, Plisat kanë premtuar se do ta mirëpresin skuadrën nga Mali i Zi, Sutjeskën në takimin e të mërkurës në kuadër të Ligës Ballkanike.

Ky premtim vjen pak ditë pasi tifozët e Sutjeskës sulmuan lojtarët e Prishtinës në ndeshjen që po zhvillohej në Nikshiq të Malit të Zi. Kjo ndeshje ishte ndërprerë në periudhën e parë dhe për të raportuan edhe medie të njohura ndërkombëtare.

“Të mërkurën klubi jonë i zemrës KB Prishtina do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kundër ekipit KK Sutjeska nga Mali i Zi. Ndeshja, që do të zhvillohet ditën e mërkurë ka një rëndësi të madhe, fitorja në këtë ndeshje është e domosdoshme sepse kjo fitore është një hap para për t’u kualifikuar në “FinalFour” dhe pjesa tjetër e rëndësishme është se ne edhe këtë radhë do të tregojmë civilizim dhe një anim korrekt”, thuhet në njoftimin e bërë nga Plisat.

Plisat e cilësojnë shumë të rëndësishëm takimin me Sutjeskën dhe premtojnë befasi të mëdha nga ana e tyre.

“Skuadra jonë është pritur në mënyrën më të keqe në Nikshiq mirëpo ne nuk do ta bëjmë të njëjtën gjë siç e bënë tifozët ndaj ekipit tonë, në këtë ndeshje do të ketë befasi të mëdha nga ana jonë”, kanë njoftuar Plisat përmes Facebookut.

© KOHA.net

YouTube Preview Image