Shfrytëzimi i fondeve të huaja për Kala dhe Shas

February 17, 2015   | Kulturë / Kultura

Kalaja-Ulqinit-1Ministria e kulturës të Malit të Zi ka njoftuar se ka përfunduar projekti i revalorizimit të pasurive kulturore në vend, me të cilin për herë të parë, çdo e mirë kulturore është përpunuar nga aspekti profesional. Nga ky institucion theksojnë se në periudhën e ardhshme tek fondet ndërkombëtare do të aplikohet për implementimin e projekteve ndër të cilët janë dhe kompleksi urban Kalaja e Ulqinit dhe lokaliteti arkeologjik i Shasit.

Shasi qyteti ilir i 365 kishave_Ulqin_Ana Malit.7

Kjo, siç theksohet, sidomos ka të bëj me skuadrën menaxhuese të tërësive kulturore-historike. “Duke ndjekur analogjinë e praktikave të menaxhimit me këto lloj pasurish natyrore në botë gjatë dekadave të fundit, gati se nuk ekziston lokalitet i rëndësishëm i cili nuk ka trup menaxhues dhe menaxher përgjegjës”, tha për “Pobjeda” drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë për trashëgimi kulturore mr Lidija Lesar.

TVCG