Nika: CONTRA POPULUS CRONIKUS – Përvjetori i PROSPERITETIT dhe kush ia lagu letrat

February 19, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Shkruan Muhamet Nika  

CONTRA POPULUS CRONIKUS

4. Përvjetori i PROSPERITETIT dhe kush ia lagu letrat

Partia-PROSPERITETIT-DEMOKRATIK-ULQIN

Ja disa fotografi nga dokumentacioni që nuk u përmbyt- i PPD-së, për të cilin do të flasim në pjesën e dytë në vazhdim …?!!!

 

Pasi që krerët e kombit të partisë   së parë , pas 9 viteve(historike..), u pa se u zhyten kolektivisht dhe në mënyrë të organizuar në botën e krimit financiar , atëherë, më 20 shkurt 2001, në Ulqin u formua partia e Prosperiteti Demokratik. Krimi që nxiti formimin e saj, kishte kulmuar me rastin e përvetësimit të mjeteve të BE-së, të caktuara, si kompensim për familjet që kishin strehuar kosovarët e ikur nga lufta.

Partia e re, të paktën në mënyrë deklarative, doli nga gjiri i LD-së, duke u vënë në mbrojtje të qytetarëve të grabitur nga ana e pushtetarëve lokalë dhe punonjësit e administratës lokale. Ndërsa ajo si parti e re, kryesohej nga : Muhamet Nika( kryetar i kuvendit themelues), Gjergj Pepgjoni(sekretar), Osman Rexha ( përfaqësues dhe kryetar) , Kapllan Muça – anëtarë i kryesisë etj.

Faktikisht ky numër po thuajse përputhej me numrin e atyre personave të cilët nuk “ përfituan “ nga kompensimi i mjeteve të përmendura dhe të cilët nuk kishin paraqitur kërkesa të paktën të rrejshme , ashtu siç bënë gjithë partiaket dhe pushtetarët tjerë të kohës. Këto të fundit në vend që të kritikonin paturpësinë e bërë , zunë radhët për të marrë pjesën e dytë të te hollave “ se gjoja na kishin mbajtur refugjatë…”?!!!

Ç’ është e vërteta, pati edhe nga kryesia e saj që strehuan refugjatë, bile nga të parët , si puna e atyre që pashë vet , fjala vie: Abdullah Kurti, Ferid Kurti, Shaban Peri etj,

Në këtë aspekt , kjo parti , me programin e vet dhe me kontaktet e bëra me vëzhguesit nga radhët e BE-së, pati sukses t’i sensibilizojë ata , që paratë e nisura kishin përfunduar aty ku nuk duhet- xhepat e pushtetarëve lokalë dhe republikanë; se ish ngritur padi në gjyq nga qytetarët ndaj korrupsionit komunal dhe    se   mbase e gjithë kjo ndikoi që të mos ndahej kurrë më , pjesa e dytë e mjeteve të premtuara për kompensim të parashikuar. Ndërsa nga ana e tjetër, për çudi ,lënda e ngritur në gjykatë , vazhdon të jetë si proces i pa zgjidhur madje edhe deri sot e kësaj dite.

Pikëpamja e ime atëherë edhe sot , është dhe vazhdon të jetë, që në këtë rast do duhej të insistohej me çdo kusht që të vihej dorë në plagë të çështjes , po qoftë ajo edhe duke shpallë fajtore   kryesinë ë kupolës së pushtetit nacional në Ulqin. Kthimi i parave do të kish fuqizuar subjektin e kësaj partie dhe do të kish neutralizuar korrupsionin në pushtetet që ndërroheshin duke pasur si mostër shembullin e keq…?!!!

Grupi i përmendur , shfrytëzoi kredibilitetin e vet dhe rastin e dhënë të skandalit , duke u legjitimuar me dalje si parti në zgjedhjet parlamentare të radhës . Kjo parti, edhe pse doli , për herë të parë, u pa se me 6 mandatet e fituara po bëhej faktor i pa   kapërcyeshëm . Ajo kish arritur të krijojë opsion për profil të hetuar politik . Nga ana e tjetër , proklamonte që ajo shtresë e votuesve shqiptarë të cilët nuk dëshirojnë të votojnë dy partitë ekzistuese LD- UDSH, e kanë rastin të votonin partinë e tretë dhe në fakt kështu ndodhi- Qytetarët ia dhanë votën- lidhja u përgjysmua për 2 muaj jo të plotë..?!!!

Vetë tradhtia e Prosperitetit…?!!!

Pasi që partia u deklarua se ishte parti nacionale ; që do të shkojë në koalicion me partitë nacionale; që do t’ i kushtëzojë me kthimin e mjeteve dhe me kontroll të korrupsionit nga brenda , asaj iu imponua që çështjen e mjeteve ta shtrojë në kuvend.

Për çudi kryetari i atëhershëm i komunës dhe i kuvendit- Fuad Nimani bashkë me klubin e vet dhe me këshilltarët e DPS-së, pranuan që kjo temë të hapej sërish, me qëllim të kontrollit të çështjes, por vendimin , nuk e votuan vetë këshilltarët e Prosperitetit, përjashtuar këtu, Esat Jakupin dhe Muhamet Nikën, por me gjithë atë vendimi prapë se prapë kaloi….?!!!

Tjetër është interesat të cekët se ,pasi që kuvendi vendosi të vërë dorën në plagën e mjeteve duke hapur çështjen me vendim kuvendi, këshilltarët e parë që u distancuan nga vendimi ishin ata të klubit të LD-së, të cilët thirren mbledhje urgjente në Katërkollë, duke thënë se ata si klub distancohen nga ky vendim dhe nuk e përkrahin, por kështu u deklarua edhe kryetari dhe nënkryetari i Prosperitetit- Osman Rexha dhe Zana Sarvan(kuptohet brenda partisë)?! Në mënyrën më të pa turpshme arsyetuan se partia nuk ishte formuar vetëm për këtë çështje…?!!! Pas kësaj vetë dhashë dorëheqje nga këshilltari i saj me motivacion të konfliktit të interesit. Thjesht , partia u largua nga opsioni i vet fillestar, ajo gjithashtu , bëri gabim politik, edhe në momentin kur në kuvend vuri çështjen e interpelancës duke kërkuar nga Nimani, përgjigje rreth 10 pyetjeve të vëna për (mos) funksionim të pushtetit lokal . Tjetër , kur i shkroi letra kryeministrit dhe presidentit duke i njoftuar me punën hiç transparente të Nimanit, në vend që bashkë me këtë të lajmëronte edhe prokurorinë. Ajo me këtë veprime të cilat po kryente , krijoi përshtypjen se i kish mbetur , që mbi bazën e akuzave të përfitojë si herën e parë, më shumë pushtet se sa të zgjidhë problemet andaj shkoi duke e minimizuar veten në skenën politike.

Akuzat e saj ,që po i bënte ndaj pushtetit të keq të partnerëve shqiptarë, nuk po e kuptonte se të gjitha ata , po i shkonin në favor të Partisë së Forcës, që tash më veç ish krijuar. Ajo edhe pse betohej në spotet veta se kish timonier të fortë, nuk kish fare nevojë të ndezë motorët- Puna- Era e prosperitetit po e drejtonte atë atje ku duhej, pa një mund të madh…?!!!

(vazhdon- kush ia lagu letrat PPD-së…?!!!)