Kush po hetohet në Komunën e Ulqinit: Hajdinaga, Cungu apo Gjeka?

February 21, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

Cungu-Gjeka-Hajdinaga-UlqinInspektoret e Drejtorisë së policisë janë duke kontrolluar dokumentacionin në komunën e Ulqinit, jozyrtarisht mëson e përditshmja malazeze Vijesti. Në Komunë askush nuk është i disponuar që të flasë për këtë temë, madje as nga radhët e opozitës. Por si e paraqesin para publikut Mediat nga Ulqini, duke u nisur nga Portali Lajm.me, dhe si e paraqet Portali Ul.info.

Lajm.me
Sipas gazetës “Vijesti” hetimi i parë për periudhën kur kryetar ishte Nazif Cungu ka treguar se nuk ka pasur paligjshmëri, dhe se inspektimi në vijim ka si qëllim një periudhë më të gjërë, raporton Portali Lajm.me.

Inspeksioni i Ministrisë së mbrendshme që në fillim të javës ka inspektuar Komunën e Ulqinit, ka kërkuar një numër të madh dokumentash në lidhje me funksionimin e saj. Bëhet fjalë për dokumentacionin e viteve 2011, 2012, 2013 dhe gjithë viti 2014.

Gjatë kësaj periudhe në krye të Ulqinit kanë qenë tre kryetarë, Gëzim Hajdinaga, Nazif Cungu, dhe Fatmir Gjeka.

Pasi hetimi i parë ka treguar se në kohën e Cungut nuk ka pasur paligjshmëri, atëherë shtrohet pyetja se kush në të vërtetë është qëllimi i këtij inspektimi?!

 

Ul.info
Prokuroria speciale: Nën lupë punët e pushtetit të mëparshëm komunal

Me kërkesë të prokurorit special për krim të organizuar, inspektorët e policisë kanë filluar hetimin për punën e pushtetit komunal në Ulqin për periudhën prej 2011 deri në vitin 2014, shkruan “Vijesti”, raporon Portali Ul.info.

Nën lupën e inspektorëve, siç thekson ajo gazetë, do të jenë vendimet, kontratat dhe tenderët të cilët i ka nënshkruar pushteti i mëhershëm në krye me Nazif Cungun.

Në dhjetë ditët e ardhshme pushteti lokal është i detyruar të dorëzojë këto dokumente policisë.

Cungu dje nuk komentoi hetimin. “Nuk jam në dijeni për këtë dhe nuk mund të komentojë diçka që nuk di”, tha ai për “Vijesti”.