Tubim proteste në Shtojë, kundër vendimit te pushtetit lokal të Ulqinit – Video

February 21, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Tubim proteste në Shtoj-UlqinRreth pesëdhjetë banorë të Shtojit janë tubuar të premten rreth pronës në të cilën nga mesi i marsit duhet të fillojnë punimet për ndërtimin e Aqua parkut duke protestuar që Komuna i dha investitorit, kompanisë turke Polin, para dy ditësh kushtet urbanistike teknike, shkruan “Vijesti”, raporton Portali Ul.info.

Shtojakët kanë shprehur mospajtimin me vendimin e pushtetit lokal duke i dhënë përkrahje familjes Rudoviq, e cila me shtetin tash disa vite është në proces gjyqësorë për këtë pronë. Nga tubimi është apeluar në institucionet shtetërore të shpejtojnë proceset të cilët presin zgjidhjen tash dhjetë vite.

“Sot ishin rreth pesëdhjetë njerëz por nëse duhet, i gjithë Shtoji do të çohet në këmbë. Do të bllokojmë rrugët sepse nuk kërkojmë të huajën por të veten të cilën paraardhësit tanë na kanë lanë”, tha Anto Rudoviq i cili është në proces gjyqësor për kthimin e pronës në Shtoj.

Nga ana tjetër kryetari i Komunës Fatmir Gjeka tha se askush nuk ka të drejtë të prek pronën e huaj. “Kjo tokë është e komunës një për një gjë që është shumë lehtë e verifikueshme në kadastër. Çdo kush ka të drejtë të protestojë në pajtim me ligjin, por askush nuk është dhe nuk mund të jetë mbi ligjin. Askush nuk ka të drejtë të rrezikojë interesat vital të Komunës dhe shtetit”, tha Gjeka për “Vijesti”.

Këshilltarët e Kuvendit të Ulqinit më herët kanë miratuar vendimin për dhënien e tokës me sipërfaqe 25 mijë metër katror kompanisë së njohur turke Polin me amendament që Rudoviqëve, nëse e fitojnë procesin gjyqësor, t’iu paguhet toka sipas çmimit të tregut, ti jepet pronë tjetër me vlerë të njëjtë ose t’iu jepet kontrata për qiradhënie me të gjithë detyrimet.

YouTube Preview Image