Dr. Jakupi në takim vëllazëror me Kryetarin e Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiun

February 22, 2015   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

Kryetari i LQSHI-së -Dr.Isat-Jakupi-me Kryetarin e Aleancës Kuq e Zi-Kreshnik-SpahiuDelegacioni i Lëvizjes qëndrore shqiptare për integrime, në krye me kryetarin dr Isat Jakupin, kanë biseduar në Tiranë me kryetarin e Aleancës „Kuq e Zi“ Kreshnik Spahiu, raporton Portali Ul.info.

„Ishte ky një takim vëllazëror dhe frytëdhënës, sepse kemi dakorduar një sërë aktivitetesh të subjekteve tona politike. Para së gjithash pjesmarrjen e përbashkët ndaj diasporës tonë“, tha Jakupi.

Dr-Isat-Jakupi-Kreshnik Spahiu

Ai tha se ka marrë përkrahje të fuqishme nga Spahiu, si dhe bindjen që Shqipëria nuk do të lejojë diskriminimin e Shqiptarëve në Mal të Zi.

„Presim që në fund të majit ose në fillim të qershorit delegacioni i këtij grupimi politik të vizitojë Ulqinin“, shtoi dr Jakupi.

Kryetari i LQSHI-së -Dr.Isat-Jakupi-me Kryetarin e Aleancës Kuq e Zi-Kreshnik-Spahiu-2

Kryetari i LQSHI-së -Dr.Isat-Jakupi-me Kryetarin e Aleancës Kuq e Zi-Kreshnik-Spahiu-1