Bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë dhe i Malit të Zi shembull për rajonin

February 23, 2015   | Bota

Igor Lukshiq-Nikolla Poposki“Për këtë qëllim në një kohë të afërt planifikojmë edhe emërimin e kryetarëve të komitetit të përzier si dhe aktivizimin e grupit të përzier për bashkëpunim ekonomik”, tha Poposki.

Nënshkrimi i protokollit për kolokacion të përfaqësive diplomatike – konsullore me të cilin Maqedonia dhe Mali i Zi do të kenë përfaqësi të përbashkët diplomatike në Paris ku do të ndahet hapësira do të paraqet shembull të mirë për rajonin dhe do të tregojl se bëhet fjalë për vende me orientim evropian, vlerësuan ministrat e punëve të jashtme Nikolla Poposki dhe Igor Lukshiq pas takimit të sotëm në Shkup.

“Bëjmë orvatje që të kemi sa më shumë zgjidhje të këtilla të cilat janë ekonomike dhe dërgojmë sinjal politikë se ekziston bashkëpunim siç pritet nga vendet me orientim evropian. Parisi është e para dhe me siguri zgjidhje pionire për rajonin tonë. Jemi të hapur për një bashkëpunim të tillë edhe në rajonet e tjera dhe me vende të tjera”, deklaroi Poposki.

Ai theksoi se Maqedonia dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie të mira në planin politikë, por se duhet të bëhet nxitje shtesë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.

“Për këtë qëllim në një kohë të afërt planifikojmë edhe emërimin e kryetarëve të komitetit të përzier si dhe aktivizimin e grupit të përzier për bashkëpunim ekonomik”, tha Poposki.

Ai theksoi se në takim kanë shprehur kënaqësinë nga projektet që zhvillohen rrjedhimisht siç janë për qasje të përbashkët para BE-së lidhur me pajtueshmërinë e roaming rregullativës, këmbimit të nëpunësve policor gjatë kohës së sezonit turistik, trajnim i personelit ushtarak, bashkëpunimit mes akademive diplomatike që do të zgjerohet dhe të nëpunësve nga institucionet tjera, këmbimit kulturor ….

“Biseduam edhe për rrugën e dy vendeve tona në integrimet euroatlantike. Do të tentojmë që në vitin 2015 ta shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të krijojmë klimë për anëtarësim të shpejt në NATO për të dy vendet dhe pë rintensifikimin e bashkëpunimit në procesin e afrimit drejt BE-së dhe zbatimit të standardeve evropiane që do ta bëjë më prosperuese tërë rajonin tonë”, tha Poposki.

Kolegu i tij malazez Lukshiq porositi se çdo takim, po edhe ky i sotëm përdoret që të konkludohet bashkëpunimi i mëtejshëm mes të dy vendeve në më shumë fusha.

“Nënshkrimi i protokollit për kolokacion të përfaqësisë diplomatike konsullore në Parisë është me rëndësi për të dy ministrit, por është më me rëndësi kur shihet nga prizma e rajonit si praktikë që nuk është shumë e shpeshtë. Vlerësojë se kjo marrëveshje do të ketë jehonë më të madhe dhe do të tregojë gatishmërinë e vendeve tona që të tregojnë kapacitet evropian”, tha Lukshiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi.

Ai theksoi se është e domosdoshme intensifikimi i orvatjeve për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik mes të dy veneve, dhe mundësisë për bashkëpunim të projekteve të përbashkëta rajonale infrastrukturore të cilat janë parakusht për realizimin e potencialit gjithëpërfshirës ekonomik të të dy vendeve. Një herit theksoi se do të punohet edhe për ndërprerjen e barrierave të ndryshme të cilat qëndrojnë në rajon.

“Insistojmë që në ambasadën tonë në Shkup të krijohen kushte për hapjen e shpejt të Zyrave të organizatës kombëtare turistike, ndërsa besojë se të dy vendet kanë interes të vendoset linja e drejtpërdrejt ajrore”, theksoi Lukshiq.

(MIA) – yllpress