Cungu: Presim takim të shpejt me PDS-në

February 23, 2015   | Politika

djukanovic-husovic-vucinovic-cungu-gjekaLideri i Forcës së re demokratike Nazif Cungu ka deklaruar se në këtë parti nuk janë të kënaqur me ritmin e deritashëm të realizimit të marrëveshjes së koalicionit me Partinë demokratike të socialistëve. “Kanë kaluar shumë kohë dhe shpresojmë se më në fund do të fillojë të realizohet ajo që është e definuar me këtë dokument. Mendojë se së shpejti do të vijë deri tek takimi me PDS-në mbi këtë temë, ku do të deklarojmë qëndrimet tona”, tha ai për “Dan”,raporton Portali Ul.Info

Kur  bëhet fjalë për atë që s’është realizuar nga marrëveshja e Forcës me PDS-në, Cungu përmendi decentralizmin e pushtetit, kthimin e pronës dhe kërkesën që Tuzi të marrë statusin e komunës së plotë, si dhe plotësimin e vendeve që duhet t’i takojnë pakicave.

“Dan” rikujton se edhe në fund të vitit të kaluar nga Forca ishin të pakënaqur që PDS-ja nuk i plotëson pikat e marrëveshjes dhe kërkuan mbledhje, por deri tek bisedimet nuk erdhi.