Klubi Futbollistik Karioke nga Podgorica finansohet nga Komuna Ulqinit

February 23, 2015   | Sporti / Sport

Fatmir-Gjeka_Klubi-Fudbollistik-Karioke-PodgoriceKomuna Ulqinit financon sportin e Podgoricës!

Sipas burimeve të Lajm.me, Komuna e Ulqinit është duke financuar klubin e futbollit FK Karioke nga Podgorica, raporton Portali Lajm.me.

Në periudhën e kaluar Komuna e Ulqinit i ka paguar shumën prej  2500 euro këtij klubit.

Fk Karioke është klub privat dhe fillimisht ka funksionuar si shkollë e futbollit për talentet e rinj të sportit nga Podgorica. Tani është i regjistruar si klub i futbollit dhe ka ndërtuar terrenin e vet për stervitje në Podgoricë. Ky klub është  në pronësi  të Zoran Mijoviq i cili njëkohesisht është  trajneri i  kombëtares malazeze të  futbollit për femra.

Në momentin kur sportistët e Ulqinit apelojnë që sporti i Ulqinit është në gjendje të „vdekjes klinike“ dhe me mungesën e mjeteve financiare është në gjendje të vështire të funksionimit dhe në pamundësi të krijimit të talenteve të reja nga Ulqini, Komuna financon klubet sportive nga Podgorica!