Nika: Si u grabit Shtoji, nga pushtetarët lokalë, pa vendim të kuvendit – në mënyrë fare të pa ligjshme

February 23, 2015   | Opinione

Koncepti parcelë kadastrale dhe parcelë urbanistike?!!

Ka thënë profeti Muhamed a.s.: “Mos i nënçmoni mëkatet e vogla , sepse nga ato degëzohen mëkatet e mëdha”?!!

Kino-Bashta-Ulqin

Deri sa isha drejtor i shtëpisë së kulturës në Ulqin, gjëja e parë , që kërkove të informohem ishte të njoftohem me kufijtë në kadastër me pasurinë që dispononte në pronësi shtëpia e kulturës dhe për çudinë time të madhe hetova, përveç tjerash, se në hyrje të Kinobashtës, në krye të shkallëve – te hapësira e sportelit për bileta ishte formuar një parcelë kadastrale në emër të Vllado Ivanoviqit. Parcela ishte me dimensione të një trekëndëshi( si në fotografi) , ku dy brinjët e tij kishin dimensionet 1.66m dhe brinja tjetër 7. 42. m

Kino-Bashta-Ulqin

S’di pse po e gjithë kjo atëherë po më kujtonte gozhdën e Nasradinit, i cili e pat vënë me lejen e fqinjit në shtëpinë e tij dhe më pas , ia zaptoi të tërën…?!!Sot ngjashëm në të gjithë hapësirën që shihet në fotografi keni të vendosur karriget e hotelit të ngritur karshi dhe mund të pini kafe..?!!!

Aktualisht vërejmë se si nga kjo parcelë e formuar në mënyrë të paligjshme , përpunuesi me dëshirën e Ivanoviqit , do të formojë parcelë të re urbanistike , e cila i bie të jetë më keq se vetë gozhda e Nasradinit , sepse u formua brenda parcelës tjetër urbanistike- kino-bashtës….?!!!

Si u manipulua me kuvend për objektet para vetëshërbimit në Shtoj…?!!!

E përmendëm rastin, sepse ngjashëm me këtë metodë diku pas viteve të 90-ta. – Koha e M. Bardhit dhe e Skender Hoxhës, Kuvendi i Uqinit i jep falas tokën e ish objektit të postës në qendër të Shtojit , furrës së bukës- Kodra të Ulqinit. Kurse drejtor i kësaj të fundit, i ra të ishte Maksud Rejzi…?!!

Arsyetimi i gjithë kësaj ish se :” Sikur këshilltarët të çonin gisht për falje…., nga shitja e bukës në këtë objekt , do t’i ndihmohej asaj që të përballonte krizën..”?! Por e vërteta e gjithë kësaj ish , që këtu nuk u shit asnjëherë bukë edhe pse objektet u mbaruan..?!!! Sipërfaqja e objektit të dhënë furrës, mbase ish diku rreth 70m2.

Më pas sipas metodës së shpikur parcelë kadastrale dhe parcelë urbanistike dhe gozhdës së cekur të Nasradinit .., shohim që furrës së bukës iu dhanë nga urbanizmi edhe disa qindra metra katrorë falas (pa lejen e kuvendin), punë që është fillim e mbarim e paligjshme?!!! Të gjitha objektet e ngritura në këtë sipërfaqe u shitën në pronësi të përhershme, por si u bë regjistrimi i tyre mbetet një çudi.

Ata edhe pse nuk u përfolën , për nga mënyra e dhënies , i binte të ishin identikë me objektet para supit që ngriti e i shiti Osman Rexha. ?!!“ Çadrat e para të shejtanit” që pati për model OsmanRexha , bile edhe më keq i ra të jenë ngritur për herë të parë në Shtoj nga binomi Bardhi -Hoxha.?!!!

Me këtë akt atëherë humbëm të gjithë Shtojin sepse shitja u bë pa pëlqimin e tyre fare…?!!!

Pastaj urbanizmi vazhdoi punën e vet, me kryetarët që erdhën duke “i uzurpuar” ata , sipas shembujve të përmendur…, deri sa mëkatet e vogla, me kalimin e kohës u bënë të mëdha…?!! Dhe kështu , si komunë , shohim se më vonë u gdhimë pa Shtoj fare, duke mbetur përgjithëmonë pa 25 hektarë tokë të Drumit të Shtojit . Tokë kjo e cila sot në treg , kap vlerën e 375 milionë eurove në total.

E prokurorët , kohë pas kohe , i kthehen çështjes , duke vizituar komunën dhe marrin çdo herë dokumentacion shtesë për të gjitha rastet…?!!!

Deri më tani, llogaritet se janë marrë rreth 6000 faqe dokumentacion…?!! E të cilat kuptohet se helbete, kërkojnë kohë që të lexohen e studiohen dhe të zbulohen mbase edhe rrjetet e mundshme të krimit brenda e jashtë vendit…?!!!

(Vazhdon)