Shkrela dhe Nimanbegu pjesë të delegacionit të Malit të Zi në Bruksel

February 23, 2015   | Bota

Shkrela dhe Nimanbegu pjesë të delegacionit në BrukselLuigj Shkreli me Genc Nimanbegu ne Parlamentin Europian,,Delegacion i Parlamentit te Malit Te Zi,,Bruxelles me 23.02.2015

Në Parlamentin evropian në Bruksel më 23 dhe 24 shkurt do të mbahet mbledhja ndërparlamentare e Parlamentit evropian dhe parlamenteve nacionale me temën: “Kufijtë e mençur: sfidat evropiane, eksperiencat nacionale, rruga përpara”, njoftohet nga Kuvendi i Malit të Zi, raporton Portali Ul.info.
Genci-Nimanbegu-Bruksel

Në mbledhje do të marrin pjesë përfaqësuesit e këshillave kompetentë të parlamenteve të shteteve të Bashkimit evropian dhe shteteve kandidate për anëtarësi, ndërsa vëmendje e veçantë do ti kushtohet propozimeve të rregullave të cilat duhet të rregullojnë hyrjen dhe daljen nga Bashkimi evropian i shtetasve të vendeve tjera dhe kohëzgjatja e qëndrimit të tyre në territorin e BE-së.

Në këtë mbledhje, do të marrin pjesë anëtari i Këshillit për sistem politik, drejtësi dhe administratë – deputeti Genci Nimanbegu dhe anëtari i Këshillit për siguri dhe mbrojtje – deputeti Luigj – Lubo Shkrela.