Xharra: Mustafa Nona ( Nano) “agjent tregtar” i turizmit malazias

February 23, 2015   | Reportazh / Reportaža

Fahri-XharraI entuziamuar nga “qejfi” dhe “’lezeti “ i netëve të kaluara në Budva , Mustafa Nona ia fillon tregimit të tij :” Në fundjavën e shkuar isha në Budva dhe me të mbërritur atje zbulova se nuk isha i vetmi që kisha planifikuar ta kaloja të shtunën e të dielën në Mal të Zi. Në parkimin e hotelit, tetë në dhjetë makina ishin me targa shqiptare. Në recepsion më thanë se po, ishte e vërtetë, rreth 80% e klientëve ishin shqiptarë (një nga ditët e fundjavës përkonte me ditën e Shën Valentinit, që ne kemi zënë ta festojmë me bujë). Nuk ishte e fshehtë për mua që Mali i Zi parapëlqehej prej shqiptarëve për qëllime turistike, por nuk e dija që kjo dukuri të kishte përmasa të tilla. Atje, në atë rast, të dukej se ti nuk ishe në një vend të huaj. Dhe për personelin e hotelit kjo nuk ishte një e papritur. Shqiptarët ishin në mënyrë konstante klientë të tyre. Madje, në interieur-et e hotelit më kapi veshi veç më të rrallë ndonjë bisedë italisht, dhe tek-tuk ndonjë bisedë në gjuhën lokale. Gjithë të tjerët flisnin në gjuhën shqipe. “ Sa qudi ! Sikur Nano t`ishte i viteve
të 90-ta ashtu i “ izoluar “ në “vetminë shqiptare” të kohës së komunizmit ; e kisha arsyetur “magjepsjen” e tij pas asaj se çka kishte parë dhe përjetuar për “ here të parë “ në Budva. Ose të na fliste për plazhet e Floridës apo Sejsheleve , edhe kjo e kishte një vlerë.
Por padashtas (?) Mustafai i Pax Albanicës na “bëhët agjent tegtarë” i turizmit bregdetar të Malit të Zi .

Kur ishim fëmij , nëse kishim diçka të mirë për të ngrënë , e që nuk e kishin shokët atëherë e hanim vetëm; vetëm e vetëm mos të ngjallim tajitjen e jargëve të shokëve për rreth që nuk ia kishin mundësinë. Por . pse nuk e ndanim me shokët? sigurisht që nuk kishte sepse si e thonë në Gjakovë “ të ndash një pelë , nuk të bje një felë .
Nejse e neve nga Kosova me qindra mijëra që i kalojmë pushimet verore në bregtetin
shqiptar , na filluan “jargët “ të na kullojnë , por me një pyetje : “Athua , kur do të na bëhet Shqipëria si Mali i Zi ? . E more nanush , ne i njofim plazhat e Malit të Zi para atyre të Shqipërisë ! Por s`na bën shpirti as vërr ,për plazhet e huaja?

Dhe Mustafa Nona vazhdon” Ishte për të ardhur keq kur shihje në doganë që fluksi i makinave ishte njëdrejtimësh. Nuk kishte pothuaj asnjë malazez që të kishte marrë rrugën për në Shqipëri, në Shkodër a Tiranë, me idenë për ta festuar Shën Valentinin këtyre anëve. Dhe është logjike që të jetë kështu. Ja, supozoni se jeni malazezë vetë! Për ç’arsye do kishit dashur që ta festonit Shën Valentinin në Shqipëri? Ah, të vetmet arsye do kishin qenë ideja për t’i ikur një copë herë qetësisë, rregullit e sigurisë (është një ngasje humane edhe kjo), e kërshëria për të njohur vende të tjera më primitive, por është e qartë se të shumtit e njerëzve bëjnë të kundërtën, d.m.th. preferojnë të lënë, sa herë që mundin, vendin e tyre pak të sigurt e shumë të rrëmujshëm për të gjetur pak paqe e rregull diku gjetkë, në një botë më moderne.” Çfarë propagande kundër shtetit vet !
Ore Mustafa , dreqi le ta hajë ! por kur unë nga Kosova e gjej qetësinë shpirtërore në Shqipëri , por ti or mik pse jo?

Po Saranda ç`ta zuri udhën ? Një fushë tjetër është mjedisi ban e publik. Saranda, fjala vjen, është një qytet më i madh e më i gjallë sesa Budva, e megjithatë, në këtë stinë të vitit, qyteti ynë i jugut sillet si një ofertë turistike më e varfër sesa qyteti i Budvës. Në këtë të fundit, njeriu ka më shumë frymëmarrje, mjediset publike janë më të kuruara e më të mirëmbajtura, ka më shumë gjelbërim, ka më shumë rend e siguri (s’ka gjë se policë nuk të sheh syri), trafiku është më i disiplinuar, në lokalet e mjediset publike, sidozot bar-restorantet, parqet etj., ka më shumë familje, dhe femra, që dalin në shëtitje, e nuk të sheh syri sjellje të dhunshme apo njerëz të fortë (këtej kufirit janë të fortët që të fanepsen në çdo hap e që sundojnë gjithë territorin e hapësirat).” A ka fjalë më kundërefektive për vendin e vet ?

O Mustafa . e ke me porosi ti këtë:“ Në Shqipëri ti mund të dalësh vetëm, a me familjen, për të drekuar/darkuar diku në qytetin tënd, apo për të kaluar një natë në një qytet tjetër, e do jesh i përndjekur gjithë kohën nga frika se do të dalë diçka se s’bën që do të ta prishë ditën, drekën/darkën a udhëtimin “ ? unë familjarisht jam shpesh në Shqipëri , por nuk e kam këtë brengë si ti .|
Më shkoi mendja , mos je gjë i porositur?

Fahri Xharra
21.02.15 Gjakovë

standardi.eu