Këshilli për të drejtat dhe liritë e njeriut refuzon propozim amendamentet

February 24, 2015   | Rajoni / Region

Odbor  Skupstine CG za ljudska prava i slobodeKëshilli për të drejtat dhe liritë e njeriut nuk ka përkrah sot amendamentet e deputetëve të frontit demokratikë në propozim ligjin për zgjedhjen , përdorimin dhe shpalosjen e simboleve nacionale , me të cilat është paraparë që në ligj në vend të bashkësive tjera pakicave nacionale , të shkruhet të bashkësive tjera nacionale. Këshilli nuk ka aprovuar as amendamentin e frontit demokratik me të cilin parashihet se simbolet e popullit serbë janë identikë me flamurin dhe stemën e mbretërisë së Malit të Zi të paraparë  me kushtetutën e tij në vitin 1905 . Këshilli nuk ka aprovuar as amendamentet e Malit të Zi pozitiv , kurse deklarimi për amendamentet tjera , për shkak të mungesës së kuorumit është shtyrë. Ministri për  mbrojtjene të drejtave të popujve pakicë,  Suad Numanoviq,  nuk i ka aprovuar amendamentet e Emillo Llabudoviq,  duke sqaruar se nuk mund të shkelen normat e vërtetuara me kushtetutë. Ai ka sqaruar se simbolet e një bashkësie i definojnë Këshillat nacional duke shtuar se deputetët të cilët i takojnë asaj Bashkësie nacionale e kanë rolin e vetë në këtë procedurë. Në këtë projekt ligj,  5 amendamente i kanë paraqitur edhe deputetët shqiptarë, Genci Nimanbegu dhe Nikë Gjeloshaj.