Komuna Ulqinit: Publikohet propozimi i planit për luftën kundër korrupsionit

February 25, 2015   | Ekonomia / Ekonomija

korrupsion-zero-ne-UlqinNë faqen e komunës së Ulqinit është publikuar Propozimi i Planit të aksionit për luftë kundër korrupsionit në nivel lokal (LAP) për vitin 2014-2015. Siç thuhet, propozimi ishte gati që në korrik të vitit të kaluar dhe është e pakuptueshme pse është pritur kaq gjatë që të publikohet, si dhe cila ishte pengesa që ai të miratohet në seancat e vjeshtës të Parlamentit komunal. Për shkak të mosmiratimit të LAP-it organizatat joqeveritare kanë kritikuar pushtetin lokal. Sipas njoftimeve jozyrtare, ky dokument duhet të jetë në rend të ditës të seancës së marsit të Kuvendit komunal të Ulqinit.

TVCG