Nika: CONTRA POPULUS – Uzurpimet në Shtoj- cikël shkrimesh anti korrupsion

February 25, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet NikaShkruan: Muhamet Nika,

CONTRA  POPULUS

  1. Uzurpimet në Shtoj- cikël shkrimesh anti korrupsion.

Mund të pyetët: Pse duhet (t’i) bëj (më) këto shkrime..?!!Përgjegja

– Për ata të cilët më akuzuan se nuk ” isha taman si shqiptar- se e shita votën, dhe që për këtë heshtëm( për 15 vjet), dhe që sërish më akuzojnë.., por tashti – shpirtërisht , se nuk jam në rregull dhe që ”po i thej gjunjët kot…”- Zoti ( i) më faltë?!!! Pasi nuk e kam në plan sërish të hesht edhe 15 vjetë tjera, po shtojmë  si në vijim…!!!

Po shpjegohëm që në fillim se demokracia- shqiptaria dhe humanizmi, në realitetin tonë ulqinak, më duket se shpjegohen vetëm me teokraci, e cila sipas islamit thotë : “Kush e shpikë një veprim të keq dhe i cili vazhdon e pasohet…, atëherë shpikësit të parë i takojnë nga një pjesë e hisës së mëkateve kur bëhen nga të tjerët, qoftë edhe deri në ditën e gjykimit, deri sa të mos ndërpritet zinxhiri…?!! Por shtojmë se Zoti , nuk është i pa drejtë, në këtë situatë- ky parim vlenë edhe për “të mirat-sevapet..”, kur bëhen?!! Andaj sipas parimeve të teokracisë , i bie që me këto shkrime , të shpëtoj të tjerët(pushtetarët e parë) nga mëkatet e shpikura, nga se ata të clët , po i ndjekin me përpikshmëri, mund të bëjnë sërish mëkate . Themi këtë , se në Shtoj , e gjetkë, ka mbetur edhe do hapësirë e gjelbërt, si në skicën e sjellë, dhe gjynahet mund tu shtohen ende edhe të parëve që “e shpiçikën…” këtë bidat….?!! HA-HA –HA….?!!!!

Dhe vërtetë- mëkatet e vogla (që i nënçmuam) , tashti – përsa u përket uzurpimeve nuk janë më të vogla…?!! Ata siç pamë nisën , prej Plazhit të Vogël dhe vazhduan- prej te Ura në Plazhin e Madh dhe arriten deri te “ Samoposlluga e Shtojit”, për tu ndalë diku te Kisha e Re e Shtojit( që është i vetmi objekt i cili u dha në mënyrë të ligjshm në drum)…?!! Por , prapë se prapë- kisha është shumë pak , për të larë gjynahet e tilla…?!! Duke e lënë atë që Isuf Kardavi thotë se Hallalli nuk e arsyeton haramin. Në kuptimin unë grabis atë , që nuk më takon , ta zëmë në Shtoj dhe me një pjesë të te hollave , ndërtoj një Xhami, duke u përgaditur për gjyqin “ mat anë”…?!! Kjo po të ndodhte që të ndërtohej , do të duhej të quhej “ Xhamija e Mëkatarëve- Džamija greshnika“. Nuk di a ka ndonjë të tillë në Ulqin dhe po qe se nuk ka, shpejt pritet të ketë…?!!!

Nga pasojat e pa hetueshme e „ Pazarit të Shtojit“ e deri te dilerat bankarë në udhëheqe…?!!!

Pasi e drejta e qytetarëve rreth nevojës për hapësirë të lirë të Shtojit e gjetkë, ishte e bunkerizuar si monopol i krerëve të kombit, të cilët të bënin me tokë , qoftë edhe me një nënshkrim në gjykatë , por icili bile shpesh herë as që nuk dorëzohej fare në sekretariat ose arkivë të komunës( e cila nja dy herë mori edhe flakë sepse na mësuan malazezt në 45-tën ), fillon e krijohet një realitet i ri i organizuar “ tregtarësh- bankarësh” në Ulqin. Duke mos i përfillur, krerët e kombit, filluan dhe u ngjitën skenës politike duke   përfunduar po duket si dilerë të sofistikuar të bankave, që synojnë hapësirën me të patunshmet ulqinake..?!!! Por tashti, jo më si më parë, pa pëlqim të kuvendit..?!!! Skema e shpikur nga krerët e kombit tashmë është e demoduar , sepse t’i mund të bleshë tokë “pa letra … dhe me hesap nga krerët e kombit”, mirëpo nuk gjen treg – rusët ikën , e në Shtoj u kënaqën edhe Kaliqat e Kelmendat..?! Po atë herë si të veprohet, për të thithur investitorët e huaj, këtë shih në vazhdim…?!!!

Uzurpimi ne lagjen Shtoj-Ulqin

Skica e uzurpimeve në Shtoj, tregon se parcelat u plaçkit në forma të ndryshme nga pushteti vendor , por edhe nga shteti- gjykata( ku avokatëve të komunës iu kish mbyllë gojën shejtani lanet…. ?!! Llogaritet se që nga Ulqini e deri në Adë , në një front gjatësi prej 68oo metra , u avulluan 25 hektarë tokë në një shumë prej 150 milionë eurove. Duke mos u respektuar as zona prej 12 m pranë magjistralit , ku u mbollën ullinj..?!!!

Ngjyra e portokalltë në skicë shënon – objetet e paligjshme; e gjelbërta hapësirat e lira; e verdha “ brezi i vikendicave…?!!!

( vazhdon : Si mendon të mbrohet shteti- DPS –i nga dilerate : A ka në Ulqin udhëheqsa dilera- që pronën shterore – mund t’iu çojnë bankave , në mënyrë fare të ligjshme – dhe si…?!!!)