Prokuroria speciale insiston për dokumentacionin e Shasit – “Dnevne novine”

February 25, 2015   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Liqeni-Shasit-Ulqin-Sasko-Jezero-Ulcinj“Dnevne novine” shkruajnë se pushteti komunal ka afat prej një jave që të dorëzojë dokumentacionin të cilin e kërkojë Prokuroria speciale për krim të organizuar, raporton Portali Ul.info.

Siç shkruan kjo gazetë e Podgoricës, organi hetimor veçanërisht insiston në dorëzimin e dokumentacionit për rastin Shas.

“Në rastin e përmendur, ish kryetari i komunës Nazif Cungu është akuzuar që ka keqpërdor pozitën dhe me sjelljen e planeve urbanistike për Shas, ku posedon pronë, vetes i ka sjell përfitim milionësh duke dëmtuar arkën e qytetit”, thekson DN.

Shtohet që Cungu, duke u mbrojtur nga akuzat, më herët ka sqaruar se para se erdhi në pushtet, në vitin 2007, ka blerë 51 metër katror në Shas, si dhe që pas kësaj, në procedurën e planifikuar ligjore, ka kërkuar studimin e lokalitetit për pronën e vet.

DN vëren se në kartën pronësore nga viti i kaluar ish kryetari ka lajmëruar se në atë lokalitet ka 35.000 metër katror.