Abazoviq: Në përbërje të qeverisë në hije, do të ishin ekspertë nga lëmi të ndryshme

February 26, 2015   | Politika

AbazoviqNë qeverinë në hije , të  cilën  është e gatshme ta ofrojë Lëvizja qytetare, do të ishin ekspertë nga  fusha të ndryshme , dhe do të jetë e fokusuar  në  situatën ekonomike në Mal të Zi, ka kumtuar anëtari i Këshillit iniciues të Lëvizjes qytetare Dritan Abazoviq. Ai ka theksuar se Lëvizja qytetare në Qeverinë në hije përpiqet të tubojë individë t cilët nuk janë të kyçur drejtë për drejtë në politikë. Sipas fjalëve të tij fokusi i qeverisë në hije do të jetë situata ekonomike në shtetet. Përqendrimi i kësaj qeveri do të ishte ekonomia progresive dhe e hapur e cila i mungon Malit të Zi dhe kjo do të ishte ofertë e ndershme për zgjedhësit  , duke pasur para sysh se kush do të mund të gjendej në krye të sferës së caktuar , ka theksuar Abazoviq.  Ai ka sqaruar se qeveria në hije do të funksiononte në mënyrë që publikisht  do të përpiqej për politika të caktuara dhe se qytetarët drejtë për drejt mund të njoftohen me përfaqësuesit e saj , të dëgjojnë mendimet e tyre  dhe vizionin për sektor të caktuar.

TVCG