Gagjerri: Mali i Zi po pengon qytetarët t’i punojnë tokat në Kosovë

February 26, 2015   | Rajoni / Region

Besa GagjerriDeputetja e LDK-së, Besa Gagjerri, gjatë seancës së Kuvendit ka ngritur shqetësimin e qytetarëve të Pejës e Deçanit që po pengohen për t’i shfrytëzuar pronat e tyre në kufi me Malin e Zi.

Ajo ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit Thaçi, i cili gjatë vizitës në Mal të Zi tha se të dy vendet kanë marrëdhënie të mira, por se sipas saj, Mali i Zi pretendon t’i marr 40 kilometra në territorin e Kosovës.

Ajo kërkoi që pikat kufitare në mes dy vendeve të mbesin ato që janë paraparë në vitin 1974.

Telegrafi