Ndërtime pa leje në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni

February 28, 2015   | Rajoni / Region

Takimi rajonal-Shqipëria-Kosova-Mali zi-MaqedoniaPër përfaqësuesit e katër vendeve, zgjidhja e këtij problemi ka si qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve
Për herë të parë zgjidhja e çështjes së legalizimeve, është kthyer në një çështje me rëndësi rajonale. Lidhur me problemin e ndërtimeve informale, u zhvillua takimi rajonal, i cili mblodhi Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Për përfaqësuesit e katër vendeve, zgjidhja e këtij problemi ka si qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve, ndërkohë që paraqitën edhe mundësitë për të rezultuar të suksesshëm në përfundimin e kësaj çështjeje.

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame deklaroi se, “është hera e parë që vendet e rajonin mblidhen për një projekt të tillë, që ka të bëjë me mirëqenien e popujve tanë, ilegaliteti në territor”.

Sipas tij, në këto 4 shtete ka mbi 1 milion ndërtime pa leje. “Këto shifra japin uraganin e madh të problemit, domosdoshmi për ta kthyer nga problem në zgjidhje. Problemi më i madh në Shqipëri është ai i pronës, mungesa e respektit të shqiptarëve në kohë të ndryshme për pronën”, tha Lame.

Ai theksoi se problemi i procesit të legalizimit qëndron tek politizimi i çështje, nëse kjo nuk do të ndodhte, do arrihej të gjendej një zgjidhje për të.

Duke vlerësuar si shembull pozitiv punën e bërë në Maqedoni në këtë drejtim, Lame akuzoi qeverinë e kaluar se në 8 vite është tallur me procesin e legalizimeve.

“Politizimi i problemit e shkatërron zgjedhjen e këtij problemi. Legalizimet duhet të rrinë jashtë politikës. E djathta nuk e zgjidhi ketë problem, vetëm sa e zgjati në kohë. Çështja e legalizimeve nuk do jetë më çështje elektorale”, theksoi Lame.

Bota Sot