Përurimi i librit të prim. dr. Gani Karamanagës “UDHËTIMI I NJË MJEKU”

February 28, 2015   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Përurimi i librit-Gani-Karamanaga-UlqinNë sallën e Bibliotekës të Ulqinit “Bashkimi i krijuesve shqiptarë në Mal të Zi” në një mbrëmne solemne ka organizuar përurimin e librit “Udhëtimi i një mjeku” të prim. dr. Gani Karamanagës. Në sallën joadekuate për një përurim të tillë, për librin kanë folur recensentët, shkrimtarë, publicistë dhe persona të tjerë nga shkenca dhe letërsia. Libri ka një dimension të posaçëm, pasi që është i botuar në dy gjuhë, kështu që mund ta lexojnë të gjithë ato më të cilët edhe ka punuar dr. Ganiu. Libri është i mirëseardhur për mbarë publikun dhe kjo, jo vetëm se është i lexueshëm dhe ka plotë informata sidomos nga shëndetësia, por edhe pse me këtë edicion plotëson një mangësi literare të historisë së mjekësisë të këtij rajoni. Të pranishmit ishin shumë të kënaqur me perurimin e këtij libri, kështu që shpresojmë se në ardhmën do të kemi edhe përurime të tilla me botime të reja.

Ismet Karamanaga Facebook