Gratë deputete shqiptare Me 8 mars mblidhen në Prishtinë

March 1, 2015   | Reportazh / Reportaža

Gratë deputete shqiptareNë kuadër të ditës së gruas, me 8 mars, gratë deputete të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë si dhe politikanet nga Mali i Zi e Presheva do të mblidhen në Prishtinë, në një seancë të përbashkët.

Kështu ka bërë të ditur deputetja e Partisë Demokratikë të Kosovës (PDK) Blerta Deliu- Kodra nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Sipas saj, vitin e kaluar ato ishin mbledhur në sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë këtë traditë po e vazhdojnë bashkë me agjendën për fuqizimin e gruas në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“E filluam para një viti në sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Shqipërisë, dhe po e vazhdojmë bashkë agjendën për fuqizimin e gruas, kësaj radhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.Gratë deputete të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë si dhe politikanet nga Mali i Zi dhe Presheva do të mblidhen në Prishtinë, në një seancë të përbashkët parlamentare, në kuadër të ditës së gruas, 8 Mars-it”, ka shkruar Deliu –Kodra.

Ajo ka shkruar se duke u bërë të gjitha bashkë do të kenë rastin që të flasin lidhur me sfidat dhe të arriturat e gruas në rajon me qëllim të një afrimi politik dhe shoqëror.

KosovaLive