Malazezët në krye të Evropës: Më shumë telefona celularë se banorë

March 4, 2015   | Reportazh / Reportaža

Celular-mali-ziMalazezët janë ngjitur në krye të Evropës kur është fjala për përdoruesit e telefonave celularë. Në këtë vend ballkanik, në një mijë banorë ka 1.580 telefona celularë, treguan të dhënat e fundit.

Sipas Agjencisë për komunikime elektronike dhe shërbimet postare (EKIP), në fund të janarit të këtij viti në Mal të Zi ka pasur 987.555 konsumatorë të telefonisë mobile rrjedhimisht më shumë se popullsia e përgjithshme e vendit bazuar në regjistrimin e fundit të popullsisë.

Duke pasur parasysh se Mali i Zi ka 625 mijë banorë, kalkulimet tregojnë se në një mijë banorë ekzistojnë 1.580 telefona celularë, përkatësisht konsumatorë të numrave të telefonisë mobile.

Këto të dhënat e kanë vendosur Malin e Zi në majë të Evropës kur është fjala për numrin e konsumatorëve të telefonisë mobile në një mijë banorë, shkruan AA, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, numri i konsumatorëve të telefonisë mobile në fund të janarit të këtij viti është zvogluar me 2,5 për qind në krahasim me dhjetorin 2014.

Nga ana tjetër, në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, numri i konsumatorëve të telefonisë mobile është më i madh për 2,65 për qind.

Pjesa e abonentëve me kontratë ka qenë 36,55 për qind, ndërsa ata që llogaritë e tyre e mbushin me kartela apo në mënyrë elektronike ishin 63,45 për qind. /Telegrafi/