OT e Ulqinit në panairin ndërkombëtar të turizmit, ITB Berlin 2015

March 4, 2015   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

OT-ULQINI-në panairin e turizmit, ITB Berlin-2015ITB Berlin 04-08.03.2015

Në panairin ndërkombëtar ITB që po mbahet në Berlin prej 4 deri me 8 mars, Organizata Turistike e Ulqinit është duke marrë pjesë në stendën e Organizatës Nacionale të Malit të Zi, ku prezent janë edhe organizatat lokale të Budvës, Tivarit, Tivatit, Cetinjës dhe Podgoricës. Në këtë panair marrin pjesë 180.000 vizitor prej të cilëve 130.000 janë profesionistë nga lëmia e turizmit, si dhe më shume se 10.000 ekspozues prej 180 vendeve të ndryshme të botës, gjë që vërteton faktin që ky panair është njëri ndër më të rëndësishmit për takime me partner dhe për formime të kontratave.

Delegacionin e Malit te Zi e percjell sekretari i Ministrisë së turizmit Predrag Jelushiq dhe drejtoresha e ONT Zhelka Radak ku gjatë panairit do të takohen me përfaqësues të sektorit të turizmit dhe biznesit të Gjermanisë, me turoperatere dhe me medije të ndryshme.

Prej afaristeve të Ulqinit që janë duke prezantuar oferten e vet turistike së bashku me OT janë Riviera e Ulqinit, Hoteli Pallata Venezia, Otrant dhe Albatros, që edhe do të kenë disa kontakte dhe takime me partnerë dhe me klijente të interesuar.

Tre ditet e para të panairit janë të parashikuar për takime të biznesit (B2B), ndërsa dy ditët e fundit janë të hapura për vizitore.

Oferta turistike e Malit te Zi do të prezantohet me 5 mars në kuadër të *Salonit të Danubit*, që do të mbledhe një numër të madh të medijave dhe afaristeve.

Gjermania është një treg i rëndësishem botëror me rreth 60 milion udhëtime në nivelin vjetor, prej të cilëve Ulqinin vitin e kaluar e kanë vizituar 5.024 turiste që kanë realizuar 30.827 fjetje.

Sherbimi i OT Ulqin

OT-ULQINI-në panairin e turizmit, ITB Berlin-2015-1 OT-ULQINI-në panairin e turizmit, ITB Berlin-2015-2