Fuad Haxhibeti filloi takimet me Bashkësit lokale në Komunën e Ulqinit

March 6, 2015   | Politika

kuvendi-Fuad-Haxhibeti-UlqinDje dhe sot në zyren e Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit Fuad Haxhibetit, ishin në takim përfaqësuesit e Bashkësive lokale 1 dhe 2 që veprojnë në zonën urbane të Ulqinit. Takimet kishin për qëllim njohjen, mundësit e bashkëpunimit me qëllim të rritjes së efikasitetit të vetëqeverisjes lokale.

Në mbledhje ishin prezent të gjithë antarët e këshilleve të bashkësive lokale dhe përfaqsuesit e Sekretarijatiti për administratë dhe veprimtari shoqërore.

Në mbledhjen me Bashkësinë lokale nr. 1,  morën pjesë kryetari i BL Nr. 1, Bekim Basha dhe anëtarët e kryesisë: Muhamet Idrizaga, Gjakonoviq Vesko, Safet Kroma, Nefail Truma dhe Arben Elezaga,

Në mbledhjen me Bashkësinë lokale nr. 2 morën pjesë kryetari iBL Nr. 2,. Nexhat Lajkiq dhe anëtarëve të kryesisë: Kadro Axhemoviq, Cufo Aliq, Sokol Kurti dhe Fuad Resulbegu

Në ditët në vazhdim do të realizohen takime tjera me bashkësit lokale në tërë territorin e Komunls së Ulqinit.

Komuna Ulqinit