Emir Dervishi ftohet nga kombëtarja Shqiptare

March 9, 2015   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport
Emir-Dervishi-KorabEmir Dervishi kick-boksieri i mirënjohur nga Ulqini dhe sportisti i vitit 2014 në Ulqin,nuk ndalon me surpriza dhe përfaqësime të denjëshme si në nivelin kombëtar por edhe ndërkombëtar.
Pasi që për të dytën herë radhazi u nderua me çmimin e kick-boksierit më të mirë në Malë të Zi,në peshat deri në 75kg dhe çmimin e sportistit të vitit 2014 në Ulqin,Emir Dervishi nuk e ka ndërmend të ndalet me çmime të suksesëshme dhe në turneun kombëtar të Shqipëris,te mbajtur me 7 mars te ketij viti si kick-boksier i pamvarur nga Ulqini u shpall si fitues edhe në këtë turne dhe në finale mundi 2-1 me anë te pikëve kampionin Kosovar,Korab Sinanin.
Sipas informatave që na jep gazeta ditore sportive Shqipëtare “Panorama Sport” Emir Dervishit mbas turneut kombëtar ju ofrua të marr pjesë ne kampionatin botëror në Portugali si përfaqësues i Shqipëris.
Citim:Sportisti i cili po përfaqëson në mënyrë të shkëlqyer komunën e Ulqinit,fatkeqësisht të gjitha shpenzimet që i përfshin ky sport është i detyruar ti mbulojë vet,edhe pse si student është tepër e vështir të mbulohet.
Dhe me shpresë që së shpejti si Komuna e Ulqinit por edhe bizneset e sektorit privat do të kthejnë syt tek sportisti i vitit ne Ulqin,Emiri do vazhdojë me suksese edhe në nivelin ndërkombëtar,ndoshta së shpejti edhe në kampionatin botëror në Portugali këtë vit.

Artan Osmanovic