Pro apo kunder naftës në Ulqin – Video

March 11, 2015   | Ekonomia / Ekonomija

Platforma-naftes-UlqinSamiti i Adriatikut për naftën dhe gazin që po mbahet në Budva, ka ngjallur mjaft debate në opinionin vendas por edhe të rajonit. Organizata joqeveritare Green Home ka shkuar edhe më larg, duke organizuar një protestë paqësore sëbashku me ekologët kroat, raporton Portali Lajm.me.

Në samit morën pjesë njerëzit më të shquar në fyshën e eksploatimit të naftës në Europë dhe botë, si dhe pushtetarë të Malit të Zi, Kroacisë dhe Shqipërisë.

Tenderi për kërkimin e naftës dhe gazit në bregdetin e Malit të Zi tashmë ka përfunduar, ka mbetur vetëm që qeveria të japë mendimin e vet. I gjithë ky proces, thonë ekologët, është jotransparent dhe mund të figurojë me pasoja katastrofale.

Më të rrezikuarit do të jenë peshkatarët dhe komplet ekonomia turistike, sidomos e dy qyteteve më jugorë, Tivarit dhe Ulqinit. E sidomos e Ulqinit, kur dihet shumë mirë se, për dallim nga Tivari, Ulqini është komplet i varur nga turizmi.

Pushtetarët dhe ato që merren me naftë sigurojnë se çdo gjë do të jetë transparente dhe pa kurrfarë pasojash për turizmin dhe ekologjinë. Por ekzistojnë disa faktorë që flasin pikërisht për të kundërten.

1. Askush nuk mund të ofrojë siguri maksimale se nuk do të ketë derdhje të naftës, si pasojë e aksidenteve, pakujdesive apo ndonjë shkaku tjetër. Pasojat do të ishin katastrofike për biologjinë detare dhe turizmin, dhe nuk do të sanoheshin me dekada.

2. Në vendet tjera ku tashmë ekzistojnë platformat e naftës, largësia e tyre nga bregdeti është minimum 10km, kurse në Mal të Zi parashikohet 3km, bile edhe më pak. Sa tërheqëse do të jetë për turistët çlodhja në diell me pamje nga këto platforma?

3. Cili destinacion turistik i njohur në botë ka përreth platforma nafte apo gazi? Këtu bie poshtë çdo sigurim i ofruar nga pushtetarët se nuk do ketë pasoja për turizëm. Do ketë që çke me te, pyetja është se sa.

4. Personi që garanton se procedura është bërë sipas të gjitha standardeve ekologjike dhe se nuk do të ketë pasoja për turizmin, është nënkryetari i qeverisë Vujica Lazoviq!!!. Për ata që nuk e dinë, emri i tij është i lidhur me shumicën e privatizimive dhe investimeve katastrofale në Mal të Zi. Edhe për to ka thënë të njëjtën gjë, se “çdo gjë është sipas procedurave dhe standardeve”. Rezultatet tashmë dihen.

Edhe sikur këto fakte të mos jenë të mjaftueshme, banorët e Ulqinit kanë edhe arsye tjera për shqetësim. Njëra nga këto është se sa do të jetë përfitimi i komunës së Ulqinit nga ky eksploatim eventual? A do të formohet edhe një ndërmarrje tjetër e ngjajshme me të Mirat Detare, e cila të ardhurat nga nafta do ti shpërndajë në mënyrë të “drejtë”? Çka do të thotë se nafta del nga Ulqini, kurse pjesa më e madhe e tyre do shkojë diku tjetër, si dikur moti me të ardhurat e turizmit. Cilin qytet në Mal të Zi do ndërtojmë kësaj rradhe? 

Të ashtuquajturit ekspertë sigurojnë se gjetja dhe nxjerrja e naftës do të ulë papunsinë. Me të vërtetë kjo? Sa njerëz të rinj apo të vjetër ka Ulqini me edukimin dhe përvojën e duhur në këtë industri? Është më se e qartë se punëtorët, të paktën pjesa dërrmuese e tyre, do të jenë nga jashtë.

Askush nuk mund të mohojë se konçesionet do të sjellin të ardhura, pyetja është se a janë ato të mjaftueshme të mbulojnë humbjet nga ato turistike apo për sanimin e dëmeve ekologjike?

Shumë vështirë.

Tani më shumë se kurrë duhet të ndërgjegjsohemi dhe të hapim sytë, pasi këto platforma nafte dhe gazi, nuk do të jenë përballë Budvës e as Tivatit (cudi e?) por para së ardhmes sonë dhe fëmijëve tanë!

Platform fear an explosion

YouTube Preview Image YouTube Preview Image