Tragjedi familjare në Krajë

March 13, 2015   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

KrajaBurri vrau bashkeshorten, arrestohet i dyshuari

Nje krim i rende brenda familjes ka tronditur Krajen mbremjen e se enjtes. Rreth ores 21:30 nje burr me iniciale N.L. (37) dyshohet se ka qelluar me arme zjarri bashkeshorten e vet V.L.(26) duke  e lene te vdekur ne vend, njoftohet portali CdM.me nga policia e shtetit.

Menjeher ne vendgjarje kane mberritur forcat e policise, te cilat kane shpallur ne kerkim autorin e dyshuar te kesaj ngjarje, ndersa nuk ka dhene me shum informacione ne lidhje me ngjarjen.

Portali Vijesti.me shkruan se policia e shtetit ka arrestuar autorin e dyshuar te kesaj ngjarje./KrajaOnline/