Kush po e keqpërdor profilin të rrejshëm të Dr. Jakupit në Facebook

March 15, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

isat-jakupiKryetari i Lëvizjes qendrore shqiptare për integrime (LQSHI) dr Isat Jakupi ka thënë se menjëherë pas formimit ka nisur fushata e pistë kundër këtij subjekti politik, raporton Portali Ul.info.

“Manipuluesit dhe dallaverxhitë kanë shkuar aq larg sa që këto ditë kanë bërë profilin tim të rrejshëm në Facebook”, shkroi ai në kumtesë për opinion duke thënë se ato kanë shkruar një sërë statusesh me qëllim mbjelljen e ndasive në mes të qytetarëve të komunës së Ulqinit.

“Kërkojmë falje për këtë gjë, edhe pse me asnjë gjest timin nuk kam kontribuar për këtë. LQSHI dhe unë personalisht dëshirojmë të kundërtën: të unifikojmë, e jo të grindim dhe ndajmë njerëzit”, shtoi Jakupi.