Fatmir Gjeka: Më shumë shqiptarë nga Ulqini në policinë e Nju Jorkut se sa në atë të Ulqinit

March 18, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Fatmir-Gjeka-5Kryetari i Komunës së Ulqinit dhe kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka ka thënë se partia e tij ka obligim që publikisht të insistojë në përfaqësim sa më të madh të shqiptarëve në të gjitha fushat, si në gjyqësorin, arsimin, sigurinë, policinë dhe shërbime tjera.

”Disa fakte janë me të vërtet absurde. Për shembull, sipas të dhënave që kemi, më shumë ka shqiptarë nga Ulqini në policinë e Nju Jorkut se sa ka në atë të Ulqinit”, ka thënë Gjeka.

Në anën tjetër Gjeka lavdëron marrëdhëniet që ka me Kryeministrin Djukanovic, duke thënë se dyert e kryeministrit janë gjërë të hapura për partinë e tij.

“Nuk ka asnjë arsye serioze për pakënaqësi rreth bashkëpunimit me organet shtetërore të Malit të Zi, dhe nuk e kam të qartë prej nga spekulimet në opinion rreth gjithë kësaj”, kështu është shprehur kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka rreth marrëdhënieve të qeverisë lokale me ato shtetërore. “Përvoja ime deri tani nga pozicioni që kam konfirmon faktin se ne i kemi dyert gjërë të hapura te kabineti dhe kryeministri dhe të të gjitha ministritë, por edhe te organeve të tjera qeveritare dhe institucione dhe në këtë drejtim, unë jam absolutisht i kënaqur”, ka thënë Gjeka./MALESIA.ORG/