OT e Ulqinit merr pjesë në Panairin e Turizmit në Moskë

March 18, 2015   | Turizmi / Turizam

Ulqini ne Panairin e Turizmit në MoskëPanairi ne Moske 2015

Organizata Turistike e Ulqinit ne bashkepunim me Organizaten Nacionale, organizatat lokale si dhe me afaristet tane eshte duke marre pjese ne panairin nderkombetar te turizmit Mitt 2015 qe po mbahet ne Moske prej 18 deri 22 mars, dhe ne kete menyre po prezantohet oferta turistike e Malit te Zi.

Delegacioni I Malit te Zi drejtohet nga Sekretari i pergjithshem i turizmit Predrag Jelushiq dhe drejtoresha e ONT Zhelka Radak.

Mitt eshte panairi me I madh ne Rusi dhe njeri nder me te rendesishmit sa I perket panaireve te turizmit boteror. Me rreth 2000 ekspozues prej 200 vendeve te ndryshme boterore, Mitt eshte nje vend ku kompanite turistike dhe destinacionet turistike mund te bejne kontrata me agjensionet dhe turoperateret ne kete treg te rendesishem.

Prej afaristeve nga Komuna e Ulqinit te cilet se bashku me OT po prezantojne oferten turistike jane Riviera e Ulqinit, Pallata Venezia, agjesioni Arlind Tours si dhe apartmanet Llolla dhe Eneida te cilet deri ne mbarim te panairit do te kene kontakte me partnere dhe klijente te interesuar.

Ne kete panair marrin pjese profesioniste nga lemia e turizmit sic jane drejtora, menaxhere, perfaqesues te shteteve qe kane nje rol te rendesishem ne industrine e turizmit , keshtu qe me bindje mund te themi qe eshte nje vend ku mund te shkembehen mendime, ide por edhe pse jo, te nenshkruhen kontrata te reja dhe te diskutohet per tema aktuale dhe te definohen prioritetet ne lemin e turizmit.

Ruset jane turiste qe vazhdimisht vizitojne Malin e Zi, kurse Ulqinin ne vitin 2014 sipas te dhena statistikore e kane vizituar 10.714 turiste nga Rusia qe kane realizuar 69.543 fjetje.

 

Sherbimi i OT Ulqin