Gjukanoviq u premton shqiptarëve të Malit të Zi plotësim të kërkesave

March 20, 2015   | Rajoni / Region

milo-gjukanoviqKryetari i Forcës, Nazif Cungu; ai i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zenka; dhe deputeti i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj; janë takuar në Podgoricë me kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

Sipas gazetës “Dan”, temat kryesore të takimit ishin përfaqësimi më i madh i shqiptarëve në organet e administratës lokale, themelimi i komunës së Tuzit, decentralizimi dhe rregullimi i pozitës ekonomike-sociale të qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi.

Kjo gazetë shkruan se Gjukanoviç edhe një herë ka premtuar, por nuk ka dhënë afatet konkrete deri kur kërkesat e shqiptarëve do të plotësohet.

Një funksionar nga subjektet politike shqiptare, për TV Boin ka vërtetuar zhvillimin e takimit me Gjukanoviçin në të cilin u bisedua rreth statusit të Komunës së Tuzit, të mirave detare dhe Valdanosin, por ishte vetëm një takim joformal nga i cili nuk doli asgjë konkrete përpos premtimeve të dhëna. /albeu.com/