Zeneli: Lojalizmi qe roberon vetevehten

March 20, 2015   | Bota

Haxhi-ZeneliShkruan: Haxhi Zeneli

Ai popull i cili nuk njeh historin e ti,ose nuk rrespekton atë histori të lavdishëme,që të
parët ja kanë krijuar me gjakun e derdhur,ka gjasa që ai popull edhe të humbët,sepse ka ndaluar të ndihët krenar për vetën dhe të parët e tij,ai e ka zavëndësuar ata me krenarin e një populli tjetër,në fakt me  ate të robruesit të ti,i cili e ka poshtruar tër jetën.
Një pjesë e shqiptarëve”lojal”vazhdimisht kanë ndihmuar robërin e tyre,kurse një pjesë tjetër kanë luftuar për tu çliruar.Kjo gjendëje e shqiptarëve ende po vazhdon edhe sot.Sa herë që robëruesi ka kërkuar ndihmën e tyre,ata janë gjindur aty,të cilët kanë ndihmuar atë robërues i cili nuk ja ka njohur të drejtën e ti.Përkundrazi ata janë:keqëtrajtuar,poshtruar dhe ekonomikisht janë shkatrruar,me qëllim të asimilimit dhe të zhvëndosjës së tyre.
Gjëndja e shqiptarëve nën Malin e Zi,në krahasim me të kaluarën,mund të themi se është përkeqësuar.Atje shqiptarët dita,ditës po t’kurrën,dhe ekonomikisht bëhën më të dobët,për arsyet se vetë shteti shkatrron të mirat ekonomike në trojët e shqiptarëve ku ata jetojnë.Shteti i Malit të Zi,sa herë që ka patur nevojën e tyre,i ka manipuluar dhe përdorur shqiptarët për interesat e tyre.Bile historia e shekullit të XIX,na i paraqet shqiptarët me malazezët në disa luftra të përbashkëta,sepse atyre ju ishte premtuar lirija pasi që të çlirohën nga Osmanët,por në të vërtetë Mali i Zi,synonin robrimin e tokave të tyre.   
                                                                   
A kanë ndryshuar shqiptarët?apo shqiptarët vazhdojnë ende duke ndihmuar robërimin e tyre?

Por një gjë dihët sipas fakteve se:serbo/malazezët,nuk kanë ndryshuar.Ata vazhdimisht për më tepër se një shekull po mohojnë të drejtat e shqiptarëve.Është për tu habitur,që shqiptarët ende trajtohën si qytetar të rendit të dytë.Serbo/malazezët kanë ngelur në ideologjin e paraardhësëve të tyre.Ata nuk dinë të dalin nga një derë rrotulluese,ku mondohësh të dalësh jashtë,por ajo përsëri të zbrapëson tek vendi i hyrjes.

Annettë Lantos, e cila punonte për të drejtat e njeriut në Grupin Kongresional,të Sh.B.A-ve,ka konstatuar një trajtim racist ndaj shqiptarëve të Malit të Zi nga ky shtet,duke u bazuar në krejt  atë që është dëgjuar dhe është dukumentuar,ku thotë se:”Mali i Zi është njëqind vjet mbrapa,ndajë pjesës tjetër të Evropës”.Gjiashtu edhe Kongresmeni Tom Lantos thotë se:”Gjithë ky diskriminim i thellë,nga njerëz të cilët,quajnë vetën të qytetëruar,malazezët”kanë urrejtëje ndajë tyre(shqiptarëve)vetëm pse ata duan të ruajnë gjuhën,dhe trashëgiminë e tyre kulturore”.

Nëse shfletojmë historin,këtu nuk ka diçka të re!Por shifet qartë që gjendja,në vend që të përmirësohët,ajo vazhdon e përkeqësohët.Nëse i referohëmi të kaluarës historike, në atë që shkruan kronistja angleze Edit Durham,për gjendjën e shqiptarëve të asajë kohe nga malazezët,ku thotë se:”….me ligështohēt zemra kurë shohë këto malsor trima të cilet vdesin për lirinë dhe për të pasur shkollat për fëmit e tyre.Në krejtë Malin e Zi nuk mund të gjindët asnjë shkollë shqipëtare që është lejuar nga ky shtet.Ku me forcë kanë përdorur sllavizimin e shqipëtarëve te fisit Kuç e Triepsh”.Ka kaluar më tepër se një shekull,ku shqiptarëve në shkollat e tyre,ju imponohët një program mësimor jo kombëtar.Ku në tekstet shkollore:që nga Abetarëja e “fabrikuar nga shteti”,me “ide vëllazërimi”,e deri tek heronjët kombëtar shqiptar,që nuk përfshihën në tekstet e tyre,aty shifët qart se përmban frymën asimiluese të shqiptarëve,ku për fat të keq në hartimin e këtyre librave,morën pjesë edhe disa shqipfolës.Një pasqyrim tjetër na jep Durham,e cila përshkruan me saktësi manipulimet e Krajl Nikolles, ku përdori shqiptarët për të luftuar në krahun e Malit të Zi,duke ju premtuar atyre lirinë dhe shkollat.Edit Mary Durham shkruan për një rast konkret:se”një krye plak dhe burr me namë i fisit të Grudes i quajtur me emrin Sokol Baci,i njohur për luftrat kundër tuqëve në vitin 1877,dhe për këte arsy i ju është dhënë nënshtetësia malazeze nga Krajl Nikolla për shërbimet e tija”,ku Sokoli pasi që kishte kuptuar se mbreti kishte luajtur me ta si:”maca me miun”,ai ishte zemruar,por ishte vonë.Shqiptarët nuk munguan as në vitin 2006,në ndihmën e pavarësimit të Shtetit të Malit të Zi.Ku si shpërblim”nga ky shtet shqiptarëve ju montohët një grackë të ashtuquajtur:”Fluturimi Shqiponjës”,në Malësin Heroike,duke i azgjësuar dhe torturuar në burgjet e Shpuzëz.

Mirëqënja në mes këtyre dy popujve,të cilët kanë shumë ngjashmëri në mes veti,po thuaj vjen e zbehët edhe më tepër.Sipas Antonio Balldaçit:”malazezët janë sllavizuar nga fiset shqiptare,në gjuhë dhe në fe,me qëllim që të çlirohën nga zgjedha turke.Këto dy popuj mburren që kanë gjakun ilir.Ideja e malazezëve është që shqiptarët autokton të sllavizohën sikurse paraarëdhësit e tyre,me qëllim që të rrisin numrin e tyre i cili po zvoglohët dita,ditës.Shqiptarët me dekada ende luftojnë për të drejtat e tyre që jetojnë brënda këti shteti.Interesat e Malit të Zi janë drejtuar nga Nato dhe Bashkimi Europian,dhe kërkesat që bëjnë shqiptarët,ata mundohët që ti fshijnë nën “qilimin e mundafshët”,dhe për këtë i ndërmarrin të gjitha masat për ti qetësuar situatën.Pas një demostrate në prill të 2014-tës,e cila u organizue para “Shtëpis së Bardhë”në Washington,nga shqiptarët,siç dukët pas-efektet i kësajë jehone,bëri që Shteti Malazez të mobilizojë njerëzit e vetë,që të takohën me Shoqatat Shqiptare atje ku ata veprojnë,(New York).Shifët se kurë ky shtet ka nevojën e shqiptarëve,shkon edhe në fund të botës për ti takuar ata,që mos ti prishin punët e “antarësimit”.Çfarë u bisedua?,dhe çfarë u premtuan shqiptarëve?kjo s’ka fare rëndësi,sepse qëllimi i këti shkrimi nuk është ky,apo të gjykojmë shqiptarët,përse u ulën në bisedime?.Porë dihët një gjë:që nga e kaluera historike e këti shteti,nuk ka ndodhur që ky shtet të ju plotësojë kërkesat e shqiptarëve,apo që kanë mbajtur premtimet e ndonjë rasti me rëndësi.Kohën e fundit “Mbreti Millo”,ja ka mësyar “partive shqiptare”,edhe një herë për ta ndihmuar:në antarësimin e këti shteti në Nato dhe Bashkimin Europian!a thu që kësajë herë shqiptarët do ti vënë kushte këti shteti?apo ndoshta nga”rrespekti”që kanë për”mbëretin”do të qesin në harresë,vazhdimësin e këti shteti me idet shkombëtarizuese të shqiptarëve,apo do mbes edhe kësajë rradhe,si premtimet e “Krajl Nikollës,tek Sokol Baci tek Edith Durham”.Sidoqoft,historia nuk harron,përkundrazi ajo shënon dhe më në fund gjykon.

Është për tu habitur nga rasti,që disa nga”lojalistët”e kanë për krenari dhe mburrën,që i takojnë partis e cila robëron kombin e tyre.Kemi edhe nga ata të cilët zihën për pazarëllëqet e mandateve,ku nënkuptohët qartë se nuk e kanë hallin e popullit,dhe të kobit.Njerëzi të till,harrojnë përse kanë ardhur në këtë botë.                       

Sidoqofët mund të themi këte:se armiqët tanë,metëvërtetë arritën ta zvogëlojnë numërin e shqiptarëve,por ata kurr nuk do të arrijnë ta zhdukin këtë popull,i cili ka vulën e perendis.Jemi të sigurt që një ditë,të gjithë këto armiqët tanë,që na luftuan dhe na përdorën,ku shumica e tyre dolën nga gjiri i këti populli dhe krijuan kombet e tyre,ata përsëri do kërkojnë nga shqiptarët,që të ndihmojnë popullin e tyre.Por shpresojmë që ne shqiptarët kemi mësuar diçka nga e kaluera e mospërmbushëjes së premtimeve të tyre historike pa kushte.Ka ardhur koha që përfaqësuesit e popullit,të parashtrojnë kushtet e nevojëshëme,dhe në mënyrë të organizuar të punojmë për bashkimin tonë.Ta rëndisim vehtën para të tjerëve,në ato troje,ashtu siç na ka rënditur historija.

Mars,2015