Digjet një automjet në Krythë të Ulqinit + Foto

March 22, 2015   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

Digjet një automjet tipit Mercedes-Krythe-1Mercedesi me targa UL AR 130 tërësisht është djegur mbrëmë rreth orës 23:30, në rrugën magjistrale Ulqin-Tivar, në vendin Krythë e Ulqinit, në afërsi të kthesës për tek ish deponia Hija, raporton Portali Vijesti, lajmron portali Ul.Info.

Pronari, i cili po ngiste makinën në momentin kur poshtë kofanos menjëherë ka shpërthyer zjarri i cili shumë shpejt u përhap në tërë veturën, kaloi pa lëndime.

Patrulla e Policisë së Ulqinit menjëherë mbërriti në vendngjarje, ndërsa pastaj edhe zjarrfikësit të cilët fikën zjarrin në makinën tërësisht të djegur.

Foto Fikret Keti Hajdinaga Facebook