Nishani: Mali i Zi mik i madh i Shqipërisë

March 23, 2015   | Kulturë / Kultura

Bujar-Nishani-Milo-Djukanovic-4Për shqiptarët , Mali i Zi nuk është vetëm vend fqinj , por edhe vend mikë , në të cilin Tirana ndan qëllime dhe vlera të përbashkëta , ka theksuar sot në Cetinë presidenti i Shqipërisë ,Bujar Nishani. Nishani sot në fillim të vizitës zyrtare në Mal të Zi është takuar me presidentin malazezë Filip Vujanoviq.  Dy presidentët kanë theksuar se ndërmjet dy shteteve nuk ka çështje të hapura. Vujanoviq ka theksuar se vizitën e Nishanit në Mal të Zi e përjeton si vërtetim  të marrëdhënieve të afërta , miqësore dhe të fqinjësisë së mirë. “Ndërmjet dy shteteve nuk ka çështje të hapura dhe ekziston hapësirë për bashkëpunim në shumë fusha , në veçanti në sferën e ekonomisë. Kemi biseduar për bashkëpunimin reciprok në fushën e proceseve integruese. Mali i Zi i cili është në procesin e bisedimeve për asocim në UE , është i gatshëm që përvojat ti ndajë me Shqipërinë. Nga ana tjetër ,Shqipëria i përkrah NATO integrimet e Malit të Zi ,gjë që është me rëndësi të madhe për Malin e Zi sepse Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe shtet fqinjë “, ka theksuar Vujanoviq. Temë e bisedimeve të dy presidentëve  ka qenë edhe bashkëpunimi në fushën e infrastrukturës. Është paralajmëruar se rruga Plavë-Podgoricë , e cila në një pjesë kalon nëpër territorin e Shqipërisë do të përfundoj deri në fund të vitit të ardhshëm. Nishani e ka lavdëruar rrugën e Malit të Zi kur është fjala për integrime në UE duke theksuar se në këtë kuptim Mali i Zi paraqet shembull pozitiv.

Presidenti i Shqipërisë ka fol edhe për statusin e shqiptarëve në Mal të Zi . Presidenti shqiptarë  në kuadër të vizitës  së vetë në Mal të Zi është takuar sot edhe me kryeministrin Millo Gjukanoviq dhe kryetarin e Kuvendit Ranko Krivokapiq. Pas takimit në Podgoricë, Nishani viziton Tuzin, me ç’rast  zhvilloi takime me krerët e Komunës urbane të Tuzit si dhe bëri një vizitë të shkurtër edhe Shkollën Fillore në Tuz.

TVCG