Presidenti Nishani në vizitë shtetërore në Mal të Zi

March 23, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

Filip-Vujanovic-Bujar-Nishani-CetinjePresidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani dhe në krye të delegacionit zyrtar po zhvillon një vizitë shtetërore në Republikën e Malit të Zi me ftesë të homologut të Tij, Sh.T.Z Filip Vujanović.

Filip-Vujanovic-Bujar-Nishani-Cetinje-1

Gjatë kësaj vizite dyditore Presidenti Nishani do të pritet në Cetinjë nga Presidenti malazez Vujanović me të cilin në fillim do të ketë një takim kokë më kokë, e më pas do të kryesojnë bisedimet dypalëshe të delegacioneve respektive.

Bujar-Nishani-Krivokapic

Më tej, Kreu i Shtetit shqiptar do të ketë takime me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapić si dhe me Kryeministrin Milo Đukanović.

Agjenda e vizitës shtetërore të Presidentit Nishani parashikon edhe disa takime në Komunën e Tuzit e të Ulqinit, në Tivar si dhe një takim të veçantë me Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, theksohet nga presidenca.

Agjenda e vizitës së Presidentit Nishani për datën 24 mars

  • Mëngjesi tek Vila Gorica
  • 08,00 Nisja e SH.T.Z Bujar Nishani me bashkëshorten drejt Tivarit
  • 08,45 Mbërritja në Tivar, Takimi i SH.T.Z Bujar Nishani me Arqipeshkvin e Tivarit Imzot Zef Gashi
  • 09,15 Nisja drejt Ulqinit
  • 09,45 – Takimi i SH.T.Z Bujar Nishani me Kryetarin e Komunës Ulqin
  • 10,15 Vendosje e një kurore me lule në varrin e Ymer Prizrenit
  • 10,45 Nisja për Hotel Otrant, takimi i SH.T.Z Bujar Nishani me grupin e sportistëve
  • 11,00 Takimi i SH.T.Z Bujar Nishani i organizuar nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi
  • 12,30 Nisja e SH.T.Z Bujar Nishani me bashkëshorten drejt pikës kufitare Sukobinë (Murriqan)
  • 14,15 Mbërritja në Tiranë