Rruga Plavë – Podgoricë përfundon më 2016

March 23, 2015   | Reportazh / Reportaža

Bujar-Nishani-Filip-Vujanovic-1Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, kanë vlerësuar sot se nuk ka çështje të hapura në raportet ndërmjet dy vendeve.

Presidenti Nishani, në fillim të vizitës së tij në Malin e Zi, i tha homologut të tij Vujanoviq se Mali i Zi për shqiptarët nuk është vetëm vend fqinj, por edhe vend miqësor.

Pas bisedimeve me Nishanin, Vujanoviq tha se rruga ndërmjet Plavës e deri në Podgoricë, e cila pjesërisht kalon edhe nëpër Shqipëri, do të përfundojë në vitin 2016.

Nishani theksoi se Mali i Zi në proceset e integrimit evropian avancon në krahasim me Shqipërinë, por Shqipëria si vend anëtar i NATO-s e mbështet Malin e Zi në përpjekjet për hyrje në aleancën veriatlantike, raporton agjencia Beta nga Podgorica.

Nishani ka vlerësuar se pozita e shqiptarëve në Malin e Zi është e mirë.

Info GLOBI