Çështja e akva parkut në shtoj –po shkon në fund ?!!

March 25, 2015   | Anketë / Anketa

Shkruan Muhamet Nika CONTRA POPULUS (11)

Këtyre ditëve puna e akua parkut , si duket, po fiton në dinamizmin e vet dhe ministria ka hedh poshtë vendimin e komisionit për kthim të pasurisë në Tivar , që pat bërë disa ditë më herët ky komision

Kush është komisioni i Tivarit?!

Qeveria e Malit të Zi, kish propozuar ligjin për kthim të pasurisë , që është bërë me rastin e nacionalizimit të tokave në kohën komuniste dhe për këtë kish autorizuar kuvendet komunale që të bëjnë kthimin e saj. Por si dokumente të vlefshme janë vetëm tapitë pas vitit 45, andaj thuhet se ligji është diskriminues për shqiptarët , sepse nuk njeh kontratat e më hershme nga se i bie që në tokë të kenë të drejtë edhe ata të cilët, në Ulqin , i morën tokat nga shqiptarët vendas , pas okupimit të Ulqinit.

Nisur nga kjo situatë, edhe Kuvendi i Ulqinit, formoi një komision për kthimin e pronave që ishte i afatizuar në mandat dhe pas 2 viteve , komisioni , nënkuptonte se duhej ta kryente punën e vet, të jepte raport , për punën e tij- themeluesit i cili e kish formuar, dhe për lëndët e pazgjidhura të bihej vendim politik. Kjo nuk ngjau , raporti i punës së tij asnjëherë nuk kaloi në kuvend dhe njëra nga arsyet ish , sepse patëm krizë të vazhdueshme parlamentare – koha e Fuad Nimanit?!! Ndërsa Kryetari tjetër, i radhës e shkarkoi këtë komision, duke e akuzuar për abuzime dhe dhënie të sipërfaqeve të tëra tokash duke e dëmtuar interesin e komunës. Por këtë akt të vetin , as njëherë nuk e pa të arsyeshme , t’ia adresojë kuvendit të KK që e kish formuar.

Pra komisioni, mundi ta kthejë tokën rudajve po të kishte bazë ligjore të arsyeshme. Dhe nuk mund të thuhet se ishte i ngurtë ndaj qytetarëve në kthim të pronës.

Sipas principit të automatizmit, lëndët kontestuese kaluan në Tivar, ku ish ngritur komision për të trajtuar të gjitha lëndët e pa zgjidhura të komunave të bregdetit. Komisioni i Tivarit, gjeti arsye më shumë, po duket dhe e kthej tokën e cekur, por ky vendim përsëri ra poshtë e u anulua, kurse tashti nuk ka më pengesa për ndërtimin e tij. Edhe pse Anto Rudoviqi, ka zënë e ankohet në polici dhe ngritë padi ndaj mbrojtësit të komunës?!!!

Kush ishte mysafiri misterioz dhe i pa ftuar në seancën e KK Ulqin, kur po zvarritej çështja e lejes s akva parkut?!!!

Cekëm se problemi kryesor i akva parkut, lidhet me lokacionin e tij, i cili sipas planit gjeneral, parashihet në anën kundërt të rrugës –në shtoj, nën mgjistrslë kah deti dhe këtë , jo një – po dy…?!!! Ashtu , si ka mundur këtu ka mundur edhe në hapësirat private , por me çmim më të shtrenjtë. Si duket , fitoi ky variant, sepse i bie të jetë afër shtëpisë se Kryetarit të Kuvendit aktual –F Haxhibetit , po dhe hotelit të Naser Kelmendit. Derdhja e 7 milionëve këtu , rritë ofertën turistike të shtëpizave dhe vilave buzë akva parkut…?!!!

Me gjithë atë , ajo që është enigmë e çështjes, është fakti që në këto punë mund të bëjë shantazh edhe ndonjë grup , jo institucional dhe misterioz, duke bërë presion në të zgjedhurit e popullit, e nëse është kështu , atëherë , punët nuk shkojnë mbarë dhe si duhet, mbase edhe për një kohë bukur të gjatë.

Për të mos u mbetur borxh, dhe pse ka kaluar disa kohë, kemi të regjistruar momentin, kur pritej hapja e debatit në kuvend, për dhënien e tokës, e kur në mënyrë fare të pa pritur , në derë të kuvendit , hyri një mysafirë i paftuar , i cili pasi kish fiksuar kryetarin e komunës-Gjeka, dhe shikonte reagimin e kryesuesit të seancës se si do të sillej nga prezenca e tij, i bisedoi diç në vesh Gjekës, ndërsa u pa që fytyra e kryetarit të kuvendit kishte ndryshuar ngjyrë në të verdhë. Pas kësaj u ndal edhe te kryetari i UDSH-së, Mehmet Zenka , gjithashtu duke i pëshpëritur diç në vesh dhe së fundmi u ndal të këshilltari Andrija Cetkoviq(SNP), të cilit sikur i tregoi një medaljon që e kish të varur rreth qafe. Pas gjithë kësaj zuri vend të karriget e pasme të kuvendit dhe gazetari Milan Knezheviq i Danit. Ai u largua nga salla, vetëm kur ishte urdhëruar nga personeli i kuvendit , që të lëshojë mbledhjen?!!!

Koha vërtetoi ,se personat e përmendur u panë të protestonin bashkë me shtojakët, kur këta të fundit i pezulluan rrugën ekipit të ndërtimit të akva parkut . çka e nxitë kureshtjen dhe dyshimin implikimit

Është tepër interesant, të shtohet se as Cungu , nuk e mori fjalën fare në këtë pikë(çështje )dhe as që mburre- sipas adetit ,që fjala është për një investim i cili thuhet se i kalon të 7 milionë eurot….?!!!