Turoperatorët nga Polonia vizitojnë Ulqinin

March 27, 2015   | Turizmi / Turizam

TUROPERATORI IZ POLJSKE-SARANDA-BEACH-ULCINJTUROPERATERËT NGA POLONIA

Tash katër ditë në Ulqin është duke qëndruar grupa prej disa turoperaterëve, përfaqesuesve të agjensioneve turistike dhe firmave sindikale nga Polonia.

Vizita e tyre është mundësuar nga qytetarët tanë me përkrahjen e Organizatës Turistike. Gjatë qëndrimit të tyre ato patën mundësinë të vizitojnë Kalanë, Valdanosin, Plazhin e madh, Adën por edhe të gjithë objektet kulturo-historike.

TUROPERATORI IZ POLJSKE-SARANDA-BEACH-ULCINJ-1

Duke marre parasysh faktin që kemi një rritje të numrit të turistëve nga Polonia nga viti në vit, duhet të themi që vizita e tyre ka një rëndësi të madhe për ne, kështu që shpresojmë që kjo do të ndikojë që edhe këtë vit Polakët ta zgjedhin Ulqinin si destinacionin e tyre për pushime verore.

Në fund duhet të themi që numri i turistëve nga Polonia në vitin 2014 ishte 14.706 që kanë realizuar 69.784 fjetje.

Të gjithë kontaktet që janë realizuar me këto grupe, Organizata Turistike do t ia përcjellë afaristëve tanë.

Shërbimi i Organizatës Turistike