Kriporja është problem jo vetëm i Malit të Zi por Europian

March 28, 2015   | Rajoni / Region

Dritan-AbazoviqDeputeti i pavarur Dritan Abazoviq ka thënë në Kuvend se qasja e papërgjegjshme e pushtetit malazez ndaj Kripores në Ulqin dhe ndaj tërë kësaj zone mund të bllokojë negociatat integruese të Malit të Zi me Bashkimin evropian. Ai pyeti ministrin e punëve të jashtme Igor Llukshiq se a është i njoftuar me qëndrimin vendeve më të rëndësishme të UE, të cilët janë shumë të brengosur me gjendjen në një pjesë të Plazhit të madh.

Lukshiq tha se frikë për bllokim të negociatave nuk ka, sepse Qeveria dhe organet kompetente po ndërmarrin hapa në mënyrë që të vendoset mbrojtja thelbësore e Kripores dhe që ajo të valorizohet në mënyrë më të mirë. “Mos ja kaloni problemet dikujt tjetër por urgjentisht filloni zgjidhjen e kësaj çështje. A nuk është e çuditshme që rreth Kripores më shumë angazhohen ambasadorët e huaj se Qeveria jonë”, i tha Abazoviq shefit të diplomacisë malazeze.

TVCG