Dritan Abazoviq kërkon zgjedhje të parakohshme

March 31, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

Dritan-AbazovicDeputeti i pavarur në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq, është i mendimit se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen sa më shpejt, pasi qeveria nuk po bën punën për të cilën është zgjedhur. Sipas tij, gjendja gjithnjë e më e rënduar ekonomike dhe pamundësia e qeverisë për të zgjidhur problemet e grumbulluara, janë arsye të mjaftueshme për daljen në zgjedhje sa më parë.

Ai shtoi se pengesa kryesore për zgjedhje të parakohshme është mënyra e daljes në këto zgjedhje dhe mundësia e manipulimit të tyre. “Jam për dalje sa më të shpejtë në zgjedhje. Sapo të përfundojnë proceset e identifikimit elektronik, listat zgjedhore dhe disa probleme tjera në procesin zgjedhor”, tha Abazoviq. Sipas tij, rigrupimet në skenën opozitare nuk janë problem por avantazh, pasi ka kohë që kishte nevojë për rifreskim si dhe ndryshim të kulturës dhe taktikës politike.

TVCG