Në Kllezën makina bie në humnerë, 2 të plagosur

March 31, 2015   | Lajmet / Vijesti

Në Kllezën makina bie në humnerëKllezën – Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e rënies në humnerë të një automjeti të tipit ”Golf 5”.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites 14:30 në kanionin e përroit Kllezna, në të cilën udhëtonin dy persona, ku ka humbur kontrollin dhe ka rënë në humnerë në një thellësi prej 12. metrash.

Korrespondenti ynë nga Ulqini Fikret Keti Hajdinaga,  informoi se dy personat të identifikuar jan Jetmir Cukoviq dhe nëna e tij Aishja.

Në vendngjarje  kanë mbërritur përfaqësuesit e Shërbimit të mbrojtjes dhe Urgjencës së Ulqinit, të cilët ia dhanë ndihmën e parë të lënduarve dhe i transportuan në Spitalin e Tivarit.

Burimi: Fikret Keti Hajdinaga Facebook